• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po shfaqen dhjetëra ilaçe të mundshme për Alzheimer

by Java News
13/08/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse 30 ilaçe të reja për Alzheimer mund të arrijnë në treg gjatë pesë vjetëve të ardhshme, thonë studiuesit. Kjo i përfshin 27 ilaçe në fazën 3 të testeve klinike, të cilat janë në procesin e vonshëm të shqyrtimit të ilaçeve. Kjo gjithashtu i përfshin tetë ilaçe në provat klinike të fazës 2, sipas një analize nga hetuesit e ResearchersAgainstAlzheimer (RA2), një rrjet ky i UsAgainstAlzheimer.

“Furnizimi me ilaçe për sëmundjen Alzheimer, i penguar nga dekada të dështimeve dhe investimeve të pakta, tani ndodhet para fitoreve të mëdha”, tha George Vradenburg, bashkëthemelues dhe kryesues i UsAgainstAlzheimer.

“Falë rritjes së investimeve nga udhëheqësit e industrisë, ne mbetemi optimistë që kronikat aktuale të inovacioneve të fazës së vonshme të Alzheimerit do ta sjellin zgjidhjen shumë të nevojshme për familjet në të ardhmen e afërt”, tha ai në një lajm të rrjetit, transmeton Koha.net.

Asnjë ilaç i ri për Alzheimerin nuk është miratuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2003 dhe në Evropë që nga viti 2002.

“Nuk ka asnjë zgjidhje magjike kur është fjala për trajtimin e sëmundjes Alzheimer”, tha dr. David Morgan, anëtar themelues i RA2 dhe profesor i farmakologjisë molekulare dhe fiziologjisë në universitetin e South Florida.

“Sa më shumë që mësojmë për patologjinë e Alzheimerit, aq më afër e kemi ilaçin për një sëmundje që është një barrë e madhe për pacientët, mjekët dhe sistemet globale shëndetësore”, shtoi ai në njoftim.

Rreth 5.5 milionë amerikanë e kanë sëmundjen e Alzheimerit. Deri në vitin 2050, numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara mund të arrijë deri në 16 milionë, sipas Shoqatës për Alzheimer.

Vdekjet nga kjo sëmundje u rritën për 55 për qind midis viteve 1999 dhe 2014, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Një çështje thelbësore është nëse sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën do të sigurojnë që njerëzit që janë me rrezik, ose që janë në rrezik nga Alzheimeri të kenë qasje në trajtime të reja. “Alzheimer zakonisht keqdiagnostikohet dhe Shtetet e Bashkuara vuajnë nga mungesa e geriatricientëve – çështje këto të cilat vetëm sa do të rriten, ndërkohë që gjenerata e mesit të shekullit të kaluar plaket”, tha Vradenburg.

“Udhëheqësit e sektorit privat dhe publik do të duhet të punojnë ngushtë me sigurimet në vitet e ardhshme për t’u siguruar që pacientët të kenë qasje në këto barna kur ato të jenë në dispozicion”, përfundoi ai, përcjell Koha.net.

Analiza ishte planifikuar të prezantohej të martën në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Alzheimer në Londër, Angli. Informacioni i paraqitur në takime në përgjithësi konsiderohet preliminar deri sa të publikohet në ndonjë revistë shkencore, pergatiti Koha.

Next Post
Ambasada çeke përkrah nismën e Bashkisë së Tiranës për kënde lojërash në çdo lagje

Ambasada çeke përkrah nismën e Bashkisë së Tiranës për kënde lojërash në çdo lagje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
“Foltorja” në Kurbin/ Agron Gjekmarkaj: Na udhëhiqni në këtë dhjetor të dytë përballë komunistëve

“Foltorja” në Kurbin/ Agron Gjekmarkaj: Na udhëhiqni në këtë dhjetor të dytë përballë komunistëve

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In