Një 80-vjeçar i identifikuar si Xh.Kamberi ka humbur jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si “Hekurudha dhe liria”, në zonën e plazhit në Durrës.
Kamberi kishte dalë të shëtiste, por pak minuta pasi ka ecur, i ka pushuar zemra dhe është dergjur në tokë.
Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçari ka pësuar atak kardiak, por pritet që autopsia të tregojë se çfarë ia ka shkaktuar problemin në zemër, të moshuarit.
g.kosovari