• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Po s’fituam në Tiranë, kush do na dëgjojë në Kiev e Beograd?!

by S M
04/06/2020 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Amerikanët që arrijnë të merren vesh me socialistët dhe që presin të ulet në tryezë pala tjetër, për të vënë firmën finale! Një film i vjetër, sa vetë tranzicioni shqiptar. Ajo që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës, është vetëm episodi më i fundit i përballjes mes opozitës së djathtë dhe ambasadës amerikane e ambasadorëve të tjerë evropianë. Nuk është as i pari, e me gjasë as i fundit.

Letra që ambasadorja Kim i tundi mbrëmë Lulzim Bashës nga selia e saj, pas një drame të gjatë negociatash për zgjedhjet, ka qenë mënyra sesi kjo diplomate e sapoardhur në Shqipëri, ka reaguar ndaj një paneli politik, me të cilin deri më sot janë përplasur të gjitha paraardhësit e saj. Sfida që Kim i bëri Bashës, e bashkë me të, gjithë opozitës, na thotë se PD e LSI jo vetëm kanë gjetur “ustain” amerikan të rradhës, por edhe se para nesh tashmë po përvijohet në mënyrë të rrezikshme një precedent që tejkalon batutat e mëritë personale mes demokratëve e ambasadorëve të huaj në Tiranë.

Rreziku që fshihet pas refuzimit të PD për të dakordësuar një reformë elektorale që do t’i hapë rrugën votimeve me standarte të tjera në Shqipëri, po reflekton më së pari frikën patologjike të kësaj opozite, për të hyrë në të vetmen korsi që të çon drejt pushtetit: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ka refuzuar për tre muaj rresht t’i përshtatet kësaj procedure botërisht të njohur e të pranuar në vitin 2017, ka refuzuar edhe në mesin e vitit 2019, kur braktisi gjithçka, e duket se po refuzon edhe tani, me sjelljen dhe deklaratat e saj publike.

Prej muajsh përkrahës të opozitës në media, shoqërinë civile dhe rrjetet sociale, po i bien një tam-tami të zhurmshëm, në lidhje me “pamundësinë e marrjes së pushtetit me vota përballë Edi Ramës”. Është një refren që sot dëgjohet rëndom në studio televizive, gazeta e portale, si një konstatim pa zgjidhje, pa vijim, si një frazë e lënë pezull, të cilës i mungon rregullisht pjesa kryesore. Nëse nuk merret me vota, me çfarë merret pushteti? Këtu ndalet logjika e kontestatorëve të rrugës normale të ardhjes në pushtet.

Ky apel i drejtpërdrejtë që po i bëhet prej muajsh e vitesh Lulzim Bashës, mesa duket ka pasur efekt më shumë tek vetë Basha, sesa tek veshët e të huajve dhe të tjerëve, që sipas logjikës në fjalë, do të ishin të vetmit që do t’i ndalnin dorën “diktatorit” Rama. Precedenti i vjetshëm na tregoi se nga kjo thirrje në boshllëk për të shmangur zgjedhjet dhe për të verifikuar “rrugë të tjera” për të ardhur në pushtet, u influencua vetëm Basha e Berisha. Të tjerët, domethënë arbitrat e huaj, jo vetëm që nuk dëgjuan nga ky vesh, por nxituan që ta bëjnë të qartë se nuk pranojnë as braktisje parlamenti, as bojkot zgjedhjesh.

Përplasja e parë e madhe para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, e cila kulmoi mbrëmë në shkallët e rezidencës së ambasadores Youri Kim, na tregon se ndodhemi sërish përballë një rreziku potencial që opozita aktuale të joshet për t’ju kthyer rrugës së largimit nga gara demokratike e zgjedhjeve. Fraza “me këta nuk fitohet dot me zgjedhje” tingëllon veçanërisht aktuale, teksa sheh zigzaket, hezitimin, kushtet, parakushtet apo piruetat, që opozita po bën qysh në krye të bisedimeve për reformën zgjedhore.

Megjithatë papërgjegjshmëria e një pale nuk duhet të jetë arsye e mjaftueshme për të hedhur edhe një herë në erë themelet e shtetit e institucioneve, siç ndodhi vitin e shkuar. Precedenti i boshatisjes së Kuvendit dhe braktisjes së 61 bashkive nga një parti politike që ka frikë të përballet e të garojë, duhet evituar me çdo kusht. Tani që Basha ka nxjerrë nga sirtaret fobinë e tij të vjetër për garat zgjedhore me kundërshtarët, amerikanë e evropianë, si garantët e demokracisë shqiptare, kanë detyrën të bëjnë gjithçka që viti 2019 të mos përsëritet edhe në pranverën e 2021. Perspektiva e një bojkoti të ri të ndërtuar mbi mosdëshirën e opozitës për të hyrë në zgjedhje (paradoks absolut ky, opozita që s’do zgjedhje), duhet shmangur me çdo kusht. Ndryshe, mospërfaqësimi i gjysmës së popullit në qeverisjen vendore, i formalizuar gjatë zgjedhjeve të vjetshme lokale, do të shtrihej edhe në katër vitet e mandatit të ri të parlamentit të ardhshëm.

Yuri Kim duhet të shtojë trysninë mbi “mikun Luli Basha” në mënyrë që ta bëjë atë të kuptojë se ngado të sillet e vërtitet, aktin final të karrierës së tij politike do ta luajë tek kutitë e votimit. Në vitin e ardhshëm duhet të fitojë medoemos ideja e zgjedhjeve, jo të rikonfirmohet teza e bojkotit. Për amerikanët kjo është një betejë specifike, natyrën e të cilës e ka shpjeguar më së miri asistentja e sekretarit të shtetit për çeshtjet evropiane Viktoria Nuland, në prag të miratimit të reformës në drejtësi. “Nëse nuk do të fitojmë në këtë dreq vendi të vogël totalisht proamerikan, kush do të na dëgjojë ne më pas në Kiev e Beograd’, thoshte ajo në korrik 2016. Një frazë që tingëllon sikur është artikuluar mbrëmë, në shkallët e rezidencës së ambasadores së SHBA.

Next Post
Pasaportat e skaduara/ Qeveria merr vendimin e rëndësishëm: Ja deri kur zgjatet afati

Pasaportat e skaduara/ Qeveria merr vendimin e rëndësishëm: Ja deri kur zgjatet afati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In