• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Po rrjedh gaz, ulni automatet”

by
11/08/2015 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po rrjedh gaz, ulni automatet”

Prokuroria e Tiranës zbardh detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit në ëmbëltoren te rruga “Don Bosko” që la 21 të plagosur, mes tyre klientë, personel, kalimtarë të rastësishëm dhe banorë të zonës. Sipas hetimeve paraprake, një nga punonjësit e lokalit (bar kafe ëmbëltore) nuk ka mundur të hapë dot rubinetin e bombolës dhe i ka kërkuar ndihmë pronarit Avdullah Dervishi. Në këtë moment ai ka konstatuar se ka pasur rrjedhje gazi dha ka thirrur me zë të lartë që të ulen automatet e rrjetit elektrik. Në këtë moment, – sqaron prokuroria, – ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm. Prokuroria thotë se do të jetë ekspertimi teknik ai që do të zbulojë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e bomblës.

Prokuroria thekson faktin se në ëmbëltore kishte edhe 6 bombla gazi të përmasave të ndryshme të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen, duke shmangur kështu një ngjarje edhe më tragjike. Ngjitur me murin e këtij lokali, thotë organi i akuzës, ishin 2 soba gazi gatimi, pranë tyre tuba impianti të shpërndarjes së gazit.

Përmasat e shkatërrimit që la ky shpërthim ishin tragjike. Veç të lënduarve, dëmet materiale ishin të shumta.

Lokali u shkatërrua, dyert dritaret e ëmbëltores ishin të hequra dhe të thyera, materiale të pastiçerisë, pajisje të saj ishin të shpërndara dhe të hedhura në mënyrë të çrregullt në ambientin e lokalit dhe jashtë saj. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa ambiente banesash e biznese përreth vendit të ngjarjes duke ju shkaktuar dëmtime të xhamave të fasadave të dyerve, dritareve si dhe në ambientet e brendshme të biznesit përreth lokalit “Bar Kafe Ëmbëltore“.

Këtë të martë, prokuroria i komunikoi arrestin në kushte spitalore pronarit të dyqanit të ëmbëlsirave. Sipas organit të akuzës, deri tani rezulton se shkak i shpërthimit ka qenë veprimi i pakujdesshëm i tij. A1 akuzohet për veprën penale “shkatërrim i pronës nga pakujdesia”. Në një intervistë për A1 Report, kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha se pronari i pastiçerisë i cili lufton me vdekjen në spital, goditi bombolën me çelës për të hapur rubinetin e çlirimit të gazit.

Si rezultat i shpërthimit 21 persona janë plagosur dhe të tjerë janë duke marrë mjekim. Aktualisht ndodhen të shtruar në dy qendrat spitalore, 5 po marrin mjekim në QSUT dhe pronari i ëmbëltores dhe bashkëshortja e tij ndodhen tek spitali i djegies e plastikës. Këta të fundit janë duke marrë mjekimin intensive dhe sipas mjekëve gjendja e tyre duket e stabilizuar por ende nuk kanë dalë nga rreziku për jetën.

Next Post

Triumfi i PD-së, nuk ka poshtërim “bis”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In