Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari shqiptar ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Rrok Gjoni ka ndërruar jetë në via Lago di Bolsena në lagjen Matigge di Trevi.
Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, teksa 66-vjeçari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësor, kur ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit dhe ka ndërruar jetë në vend.
Shqiptari nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por punonte vetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/f.s