Personi që ka rënë në greminë rezulton të jetë punonjës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.
Shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës.
Sipas informacioneve zona është e izoluar por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.
Sapo është nisur helikopteri i Urgjencës Kombëtare nga Tirana.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.
g.kosovari