Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë të dielën në Mirditë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Burimet nga policia thanë se Aurel Dedaj po punonte në fshatin Sheshaj të Mirditës, për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ku dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
“Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, citohet nga deklarata.
Mësohet se policia ka shoqëruar administratorin e kompanisë, shtetasin F.R, 34 vjeç, banues në Rrëshen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek,Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











