Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit këtë të premte, ku një aksident në punë i ka marrë jetën një 50-vjeçari.
Raportohet se 50-vjeçari Fisnik Vrapi është aksdientuar teksa ka qenë duke punuar në një kompani që po merret me ndërtimin e HEC-it në fshatin Lenie.
50-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r