• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po punohet me tre turne”/ Balluku: Gati planifikimi i dy segmenteve të tjera të Unazës së Madhe

by Java News
29/07/2020 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punimet për transformimin e sheshit “Shqiponja”.

Gjatë inspektimeve, u njoftua se ecuria e punimeve është 25%. Kujtojmë se fillimet e ndërtimit për transformimit të këtij sheshi kanë hasur një sërë problematikash të shpronësimeve të banorëve të zonës.

“Kjo është një vepër që ka pasur vonesa, për arsye që i dimë të gjithë. Qoftë për sa i përket shpronësimeve, qoftë edhe për sa i përket politizimit të kësaj vepre dhe bllokimit për një vit rresht që ka ndodhur në Unazën e Re. Megjithatë sot pas një viti puna është e dukshme”,- tha ministrja Balluku.

Më tej ajo zbuloi se kjo vepër do të ketë hapësira për banorët e zonës dhe do të jetë një vepër mjaft miqësore me ambientin.

“Kjo nuk është thjesht një vepër infrastrukturore, është një vepër shumë mirë e integruar me qytetin, pasi është një vepër urbane ku është parashikuar dhe lëvizja e lirë e këmbësorëve. Ka gjelbërim ka edhe ambiente të cilat edhe mund të përdoren nga banorët e zonës përqark”,- përfundoi ministrja Balluku.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarët pasi nisja e punimeve solli devijimin e qarkullimit të automjeteve duke shkaktuar edhe trafik, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka nisur puna për planifikimin e segmentit tjetër të Unazës së Madhe që nis nga rrethrrotullimi “Shqiponja” deri në Bulevardin e Ri dhe së shpejti do të nisë puna edhe për planifikimin e segmentit tjetër që nis nga Bulevardi i Ri deri në zonën e Shkozës.

“Kur mendojmë se çfarë rezultati do ketë në pak muaj, në më pak se një vit ndoshta e gjithë vepra, të gjithë lotet, tre lotet që kemi këtu, për të nisur më pas punën, të cilën po projektojmë sot nga “Shqiponja” dhe deri në Bulevardin e Ri dhe më pas nga Bulevardi i Ri deri në Shkozë, besoj se të gjithë tregojnë mirëkuptim, pasi asgjë nuk bëhet pa vështirësi dhe për më tepër kantieret e mëdha ndikojnë në fluksin e trafikut të një qyteti”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

g.kosovari

Next Post
Miliarderi francez i rikthehet Milanit/ Projekti nis nga Guardiola dhe Mbappe

Miliarderi francez i rikthehet Milanit/ Projekti nis nga Guardiola dhe Mbappe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In