• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po pse je kaq i mirë o Doktor?”. Si e lanë gazetarët Berishën që ta shiste Gërdecin si histori suksesi

by A R
23/06/2020 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë argëtuese për gazetarët Çim Peka, Andi Beja dhe Enton Abilekaj, të cilët ishin pozicionuar përballë tij duke pritur që ta gozhdonin.

Ishte argëtuese jo shumë për mesazhet që u përcollën, por për dy anët e medaljes të një standardi gazetarie  e cila dukshëm e bënte qesharak këtë profesion apo më saktë zbulonte qasjen e analistëve tanë përballë aktorëve të ndryshëm të politikës.

Nëse do të shohim me vëmendje pyetjet e adresuara, se gazetarët u kujdesën që t’ja adresonin me kujdes, ëmbëlsi dhe profesionalitet të lartë.

Përveç faktit se pikëpyetjet e ngritura dukshëm të bënin të dyshojë se i kishte shkruar Berisha me dorën e tij, edhe ato pak ndërhyrje që bënin vetë gazetarët ishin argëtuese pasi nuk guxonin të bënin asnjë kundërshti të përgjigjeve që jepte Berisha duke u dakortësuar me çdo gjë.

Ajo që të bën veçanarisht përshtypje, ishte momenti kur ish kryeministri nisi të shiste mediatikisht demontimin e armëve në Shqipëri si histori suksesi.

Ai tha se si Gërdeci ishin shumë vatra dhe qeveria e tij u përpoq t’i demontonte me sukses. Fundja Berishën e dimë se çfarë është dhe çfarë ka mbjellë në këtë vend, të mira apo të këqija qofshin.

Ajo që të godet më tepër është heshtja e gazetarisë në këtë moment ku në studio nuk pati asnjë reagim përveç vështrimit adhurues që shigjetohej mbi artikulimin e Berishës.

Nuk është çështja e mungesës së leksioneve të gazetarisë dhe as paaftësisë së gazetarëve për të përcjellë pyetje zhbiriluese, pasi po të njëjtët gazetarë kur kanë pasur përballë të tjerë personazhe i kemi parë agresivë, i kemi parë me pyetje gozhduese, i kemi parë edhe me nota të jashtëzakonshme ironie.

Edhe pse Berisha ka llogari të hapura me shqiptarët dhe pyetje që ende nuk i ka dhënë përgjigje, qershia mbi tortë e të gjithë intervistës ishin disa meraqe që gazetarët kishin për shëndetin e Berishës apo si e kaloi pandeminë.

Tani ose Berishën po e trajtojnë si një pensionist që duhet trajtuar me respekt për shkak të moshës, ose po e trajtojnë si Nexhmije Hoxhën që deri në fund të vdekjes nguruan t’ja bëjnë pyetjet që ende mundojnë çdo shqiptar.

Gjithësesi, e vetmja pyetje që mungoi dhe mund  të përvetësohet intervistën e radhës ishte “Po pse je kaq i mirë o doktor?”. Kjo mbase do t’i shkonte më shumë Çim Pekës meqë i kanë lënë në dorë çelsat e portalit. 

(Marrë nga TemA)

Next Post
Nga COVID-19 tek kërkesa e opozitës së re, Rudina Xhunga: PS është duke kërkuar garanci nga palët, politika, matematikë

Nga COVID-19 tek kërkesa e opozitës së re, Rudina Xhunga: PS është duke kërkuar garanci nga palët, politika, matematikë

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Per kyt komunist fame keq,qe eshte kembe e koke fatkeqsia e vendit tone nuke ja vlen te humbesh kohe,e te shqetsohesh per ndytsira te tilla.A per te quajturit gazetare,jane frikacake e servile,mase munde te ken frike akoma qenin plak,komunistin e vicidolit.E din se ai ka para plote paguan per tu dhene reston po e pyten per gjemat e tije qe ka bere ndaj shqiptarve e SHqiprise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com