• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po planifikonin vrasje, si u godit grupi kriminal i drogës në Tiranë

by A R
09/04/2019 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë është goditur dje gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës, që ka nisur prej mesnatës së të dielës.

Forcat e Antidrogës, por edhe oficerë të Krimeve Kundër Jetës, kanë arritur të arrestojnë 4 persona, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal, njëri i konsideruar si drejtuesi. Të arrestuarit janë Leonard Duka, 33 vjeç, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i grupit, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, 44 vjeç, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë, si dhe dy 38-vjeçarët Oltion Loga e Dritan Agaj.

Mësohet se këta persona po mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh nga oficerët e Antidrogës, por Policia është detyruar të ndërhyjë para përfundimit të hetimeve, pas një informacioni që kanë marrë nga qytetarët. Sipas burimeve nga grupi hetimor, përshpejtimi i këtij operacioni është bërë me qëllim parandalimin e një vrasjeje të mundshme, që dyshohet se po planifikohej nga anëtarët e grupit.

Gjatë aksionit janë sekuestruar armë, municion, drogë dhe një makinë e blinduar. Megjithatë, burimet thanë se asgjë nuk ka përfunduar me kaq, pasi veprimtaria e të arrestuarve, por edhe e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, vazhdon të jetë sërish objekt i hetimeve që po zhvillohen.

Forcat Operacionale, ato të Antidrogës dhe të Krimeve Kundër Jetës kishin nisur një operacion prej orëve të vona të së dielës, me qëllim goditjen e grupit kriminal.

Përveç dyshimeve se ky grup merrej me shpërndarje narkotikësh, por edhe trafikim drejt Gjermanisë, Policia kishte të dhëna se veprimtaria e tyre shtrihej edhe në drejtim të krimeve të rënda. Konkretisht, qytetarët, duke bashkëpunuar me Policinë, kanë sinjalizuar për një tentativë vrasjeje të mundshme, shkruan ‘panorama’.

Ndërsa personat që dyshohej se po përgatiteshin për kryerjen e një atentati rezultuan të ishin pikërisht ata që po hetoheshin nga Antidroga prej disa javësh. Kjo ishte arsyeja që policisë iu desh të ndërhynte më shpejt nga çfarë ishte planifikuar, me qëllim që të parandalohej një krim i rëndë. E megjithëse operacioni ende nuk kishte përfunduar, në orët e pasdites së djeshme, në media nisën të dalin të dhëna rreth këtyre arrestimeve, gjë që sipas Policisë mund të ketë dëmtuar aksionin, pasi rezultatet mund të kishin qenë edhe më të rëndësishme se ato që u arritën.

Ndërhyrja e Forcave Operacionale u krye në disa banesa të marra me qira nga anëtarët e grupit, në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Sapo kanë konstatuar forcat e Policisë, autorët e dyshuar kanë tentuar të fshehin sendet e kundërligjshme që mbanin në shtëpi. Gjatë kontrollit të kryer, në çatinë e një shtëpie është gjetur pistoleta që ata kishin hedhur nga ballkoni, bashkë me një sasi fishekësh. Ndërsa brenda ambienteve të shtëpisë është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe disa fishekë të tjerë. Policia ka sekuestruar edhe një automjet të blinduar, tip “BMW Seria 7”, me targa ruse, që rezultoi të ishte në pronësi të 44-vjeçarit Elvis Gaçaj.

Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se bashkëpunimi me qytetarët për të luftuar krimin solli arrestimin e 4 shtetasve, të dyshuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Ndërsa u bë e mundur sekuestrimi i një mjeti të blinduar, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

“Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Policinë e Tiranës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë, arrestoi në flagrancë shtetasit: L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë; D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë; O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë; E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa shtoi se është ushtruar kontroll në banesën me qira ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar, këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundërligjshme, duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: një mjet të blinduar; një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë; 46 fishekë luftarakë, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes së personave të tjerë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet i blinduar, tip “BMW Seria 7”, me targa ruse; Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë 46 fishekë luftarakë dhe disa doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak, e kryer në bashkëpunim”.

/a.r

Next Post
FOTO / Rehabilitimi i “Astirit”, shtrohet rruga “Belushi”

FOTO / Rehabilitimi i "Astirit", shtrohet rruga "Belushi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! “Shqipëria po trajtohet si plaçkë”, Balla-Zhupës: Dilni në protestën që bën thirrje “Berisha në burg”

“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’, s’mungojnë as çuditë

August 25, 2026
“Shekulli i Turqisë së madhe ka filluar”- Erdogan sulmon përsëri Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten, i njohim duart e ndyra! Fituesit do jemi ne

“Shekulli i Turqisë së madhe ka filluar”- Erdogan sulmon përsëri Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten, i njohim duart e ndyra! Fituesit do jemi ne

August 25, 2026
Belgjika e alarmuar, shpërthim dramatik i Salmonelës, mbi 300 raste të konfirmuara! U infektuan pasi hëngrën vezë

Belgjika e alarmuar, shpërthim dramatik i Salmonelës, mbi 300 raste të konfirmuara! U infektuan pasi hëngrën vezë

August 25, 2026
VIDEO/ Tragjedi në Rusi, të paktën 3 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në kantierin industrial! Punëtorët vrapojnë nën panik

VIDEO/ Tragjedi në Rusi, të paktën 3 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në kantierin industrial! Punëtorët vrapojnë nën panik

August 25, 2026
Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

Ministri i Mbrojtjes viziton ushtarët në kufi, Katz: Trupat izraelite do të qëndrojnë në Siri për sigurinë e shtetit hebre!

August 25, 2026
“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

“Unë e lashë duhanin”- Rrëfimi i kardiologut të njohur: Bëjini nder zemrës, hiqni dorë edhe ju! (VIDEO)

August 25, 2026
Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

Fluksi turistik shënon rekord të ri, në muajin korrik hynë mbi 2.8 milionë shqiptarë dhe të huaj, INSTAT raporton rritje me 6.1%

August 25, 2026
Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

August 25, 2026
SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

August 25, 2026
Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com