• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po plaken institucionet

by Frrok Çupi
27/06/2024 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Krimi që ndodhi në Spitalin Onkologjik është ‘pa emër’. Shtatë a shtatëdhjetë mjekë u hynë barnave të pacientëve me kancer, i vodhën, i përçudnuan, thyen aparatet e prurë me fonde publike…

I vdekuri me kancer pret vdekjen, por do të donte pak qetësi në ditën e fundit. Këta ia vjedhin edhe këtë.

Janë tronditur të gjithë njerëzit. Autorët e tmerrit i ka thërritur prokuroria dhe gjykata, është mbledhur Parlamenti; vetë ministre e Shëndetit është kapur ‘pa fjalë’, mediat flasin e  flasin e nuk i gjejnë fundin.

Askush nuk mund t’i gjejë emër këtij krimi. Ligji penal i Shqipërisë nuk ka emër as paragraf për këtë vepër. Domethënë Ligji  është plakur, ishte për një kohë të kaluar. As tronditja, që është po e plakur, nuk është institucion. Vetë autoriteti i ministres ka rënë, përderisa as fjalë nuk ka. E kush mund të ketë fjalë? Institucionet janë kthyer në kërcunj të vjetër.

As Parlamenti, në këtë rast, nuk është institucion.

Institucionet, edhe pse ‘demokratike’ nuk punojnë më. Në vendin tonë ka plot arsye pse ndodhi fenomeni shkatërrimtar. Të njëjtat institucione, si vegla të gurëthyesit, janë përdorur atëherë kur shteti vidhte sy për sy popullin; janë përdorur edhe kur shteti ndizte barut e predha në një fshat afër kryeqytetit dhe vriste njerëz si ‘miza’; janë përdorur edhe kur kryetari i shtetit thërriste në foltoren e Parlamentit se ‘ta bëj fytyrën si shollën e këpucës’, edhe në kohën kur në pavijonin e spitalit kishte llucë, ku vinte tjetri e vriste hasmin të shtrirë në shtrat, ku duhej të merrje batanije nga shtëpia dhe ilaçe të blera nga ato që vidheshin kudo.

Të njëjtat institucione, si atëherë e si këtë herë; këto nuk besohen më, të paktën në sytë e njerëzve të vuajtur ‘nën institucione’. E, nga çfarë duhet ta dallojë njeriu se ‘ky institucion është përtërirë’?, ai njeh atë Parlament që ka njohur, atë komision që ka qenë, atë ministri, atë drejtor spitali, atë mjek që i kërkonte o paratë o shpirtin! As emrin nuk ua kanë ndryshuar sa për politesë, të paktën.

Tani vepra e institucionit veçse është modernizuar si ‘Hi Teck’, por është i njëjti, ai i vjetri.

Në të dy rastet, institucioni nuk jep zgjidhje.

Me këtë lidhet edhe fakti që njerëzit mallkojnë e kërkojnë të kthehet ligji i vjetër ‘me vdekje’, pa kuptuar se edhe ai është institucion i ndryshkur.

Sëmundja jonë e shoqërisë së tanishme vjen nga plakja e institucioneve.

Kryeministri i Republikës, Edi Rama, para dy ditësh kërkoi instrumente të tjerë të rinj për rregullimin e informimit publik. Ai mundi të ndajë përgjegjësinë mes lajmësit dhe prokurorit, por në fakt ndihej se nuk ishte mjaft; po kërkonte rinovimin e institucioneve. Prej dekadash ka institucione që duhet të rregullojnë marrëdhënien mes lajmit dhe lajmësit, mes shtetit dhe medias…, por ja që nuk bëjnë punë. E të tjerat…

A duhet të ketë një ligj të ri dhe strukturë tjetër për pacientët e Onkologjikut? Ka ndryshuar struktura e shoqërisë dhe ka ndryshuar struktura e sëmundjeve. Kanceri ndodhet në vendet e frikshme të vdekjeve. Siç edhe në gjithë botën po kërkohet përshtatje e institucioneve sipas strukturës së shoqërisë.

Ndryshe, thuaj sa të duash se ‘mjeku ka moral’, përderisa nuk ka institucion do të fusë duart në fytin e pacientit dhe në xhepin e familjes së tij.

Ndërsa krimi do të mbetet prapë ‘pa emër’.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 28 Qershor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In