• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po përgatiste një atentat tjetër të bujshëm, si i iku policisë 1 muaj më parë “Juli i Pashakos”

by Java News
08/11/2019 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka shpallur në kërkim Julian Sulajn pasi grupi hetimor zbuloi gjurmë të tijat në makinën që u përdor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe shoqëruesve të tij.

Sipas “Abcnews”, Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rendësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor, bëjnë me dije burimet për abcnews.al.

Nikla nën rrethim për atentatin, si u zhduk “Juli i Pashakos” para bastisjes nga policia?

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.

Në fillim të këtij muaji, drejt makinës ku po udhëtonin prokurori Arjan Ndoj, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi u qëlua me breshëri automatiku. Të tre ata mbetën të plagosur, ndërsa Maloku ndërroi jetë ditën e djeshme pas komplikacioneve shëndetësore.

Policia ka arrestuar Redjan Rrajën për atentatin në fjalë pasi prokuroria theksoi se kishte gjetur gjurmë të tijat në makinë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rënde.

Next Post
Gjendet një trup i dekompozuar në mes të Tiranës, dyshimet e para të policisë

Gjendet një trup i dekompozuar në mes të Tiranës, dyshimet e para të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com