• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Po për pasojat e “revolucionit” antishtet në drejtësi, kush do negociojë?

by Ylli Manjani
04/07/2026 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Po dëgjojmë këto ditë se me revolucionarët e flamingove do të bisedohet. Mirë bëhet. Le të bisedojnë. Ua shtoftë Zoti qejfin.

Le të negociojnë për flamingot, për konceptin pa bukë të investitorëve strategjikë, për malet, për paketat e tyre, për zonat e mbrojtura (nuk dihet më mirë se nga kush). Dialogu është gjithmonë më i mirë se ulërima.

Por kam një pyetje shumë më serioze.

Po për revolucionin antishtet në drejtësi, kush do të negociojë?

Sepse revolucioni i vërtetë nuk filloi me flamingot. Filloi në vitin 2016, kur u vendos që shteti duhej “shkatërruar për t’u rindërtuar”. Viktima e parë ishte vetë drejtësia.

Mbi 40% të gjyqtarëve dhe prokurorëve me vite përvojë u nxorën në mes të katër rrugëve. Sot nuk është më vetëm një debat politik. Edhe jurisprudenca e Strasburgut po nxjerr në pah raste ku largimet janë konstatuar si të padrejta ose me shkelje të standardeve procedurale. Atëherë, kush ulet të bisedojë me këta njerëz? Kush mban përgjegjësi për jetët profesionale të shkatërruara?

Po për mijëra qytetarët që kanë kaluar muaj apo vite në paraburgim pa një gjykim të hapur, pa kontradiktoritet të plotë dhe shpesh me standarde provash që ngjallin debat serioz, kush do të negociojë?

Po për ato shumë mijëra të tjerë që vetëm u janë shtuar aftatet e pritjes së vendikit gjqsor, kush do negociojë?!

Me kë?

Nuk është më këtu as Lu-ja, as Romana, as Yuri. Kanë ikur edhe ekspertët e OPDAT-it dhe EURALIUS-it. Ata erdhën, dhanë recetat, u larguan. Pasojat kanë mbetur këtu, mbi institucionet dhe mbi qytetarët shqiptarë.

Sepse problemi nuk është më reforma. Problemi janë pasojat e saj.

Pa shtet nuk ka drejtësi.

Dhe pa drejtësi të paanshme nuk ka shtet.

Ky është themeli mbi të cilin ndërtohet gjithçka tjetër. Investimet, prona, ekonomia, siguria juridike, liritë individuale, madje edhe mbrojtja e mjedisit. Nëse themeli është i çarë, çatia mund të lyhet sa herë të duash; shtëpia mbetet e pasigurt.

Sot drejtësia nuk perceptohet më si një pushtet që garanton shtetin e së drejtës. Në shumë raste ajo është shndërruar në një pushtet që vepron përballë shtetit, pa balancat e nevojshme kushtetuese. Kur drejtësia armatoset kundër garancive procedurale, ajo nuk prodhon më drejtësi. Prodhon frikë.

Dhe frika nuk është shtet.

Për këtë arsye, sloganet “burg, burg, burg”, lufta pa fund kundër korrupsionit dhe retorika e pandëshkueshmërisë kanë filluar të japin një rezultat paradoksal: sa më shumë flasim për luftën kundër korrupsionit, aq më shumë korrupsioni përshtatet, sofistikohet dhe mbijeton. Sepse korrupsioni nuk mposhtet me spektakël. Ai mposhtet me institucione të besueshme dhe me proces të rregullt ligjor.

Kur shteti dhe drejtësia pushojnë së qeni aleatë, humbësi është qytetari.

Prandaj nuk më shqetëson aq shumë revolucioni i flamingove, as revolucioni i bulevardit, as ekstremizmat që shpërthejnë çdo ditë në rrjetet sociale. Ato janë simptoma.

Shkaku është diku tjetër.

Shkaku është një shtet që është futur në një betejë absurde me vetveten.

Dhe derisa drejtësia të rikthehet brenda kufijve të shtetit të së drejtës si pushtet i pavarur, por edhe i balancuar, i paanshëm dhe i lidhur fort me Kushtetutën, çdo revolucion tjetër do të gjejë terren të gatshëm.

Prandaj, përpara se të negociojmë për flamingot, malet apo paketat, duhet t’i përgjigjemi një pyetjeje shumë më të rëndësishme:

Kush do të negociojë me pasojat e revolucionit antishtet në drejtësi? Sepse ato nuk janë as teorike, as politike. Janë plagë konkrete të shtetit shqiptar. Dhe pa i shëruar ato, çdo kompromis tjetër do të mbetet vetëm një fasadë.

Next Post
Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Comments 1

  1. ppa says:
    2 months ago

    Super i sakte z. Manjani!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com