• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

by Ben Andoni
18/05/2025 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo mungese me kreun e Bashkisë. Që do të thotë se nuk mund ta mbajë të tillë deri në vitin 2027 dhe për më tepër inercia e fitores është e tillë, që i jep mundësi ta turbullojë opozitën me një sfidë të re. Sak tani që janë të dërrmuar moralisht dhe psikologjikisht. Logjikisht, zgjedhjet e Tiranës janë fare pranë. Po ndërkohë që me gjasë përgatitjet kanë filluar për Tiranën nga kampi socialist, nga kampi demokrat po justifikohet humbja dhe shfryhet me inat ndaj çdo kritike dhe konstatimi. Teksa për një parti që nuk është mësuar me humbje, kjo mund të quhej katastrofë, për PD-në kjo po kthehet në normalitet. Për një kohë të gjatë, i është bërë apel të jetë e kujdesshme dhe vizionare dhe të mendojë me shumë kujdes përpara makinerisë elektorale të PS-së. Është paralajmëruar, këshilluar, qortuar dhe nga një pjesë që gjejnë vetëm të këqija edhe anatemuar, por fatkeqësisht ata nuk kanë reaguar. U është kërkuar të kooptohen njerëz të ri, por edhe kjo ka rënë në vesh të shurdhër. Folën për qeverinë teknike dhe se nuk do t’ua merrnin zgjedhjet, pavarësisht paralajmërimit, por bindja e njerëzve të PD-së (lexo ata që janë të sigurt në lista) ishte se nuk do guxonte kush t’i prekte. Diferenca (përveç parregullsive që presin reagimin e drejtë të tyre) ka treguar se janë dhe fajtorë 100% për humbjen e tyre. Paradoksalisht, në ditët e fundit kanë nisur edhe ankesat për manipulime ndaj njëri-tjetrit. Ata që duan të ndryshojnë bëjnë një plan dhe përshkruajnë me saktësi anët e tyre pozitive dhe ato humbëse. Kjo logjikë është e panjohur nga ana e PD-së. I gjithë rrëfimi i tyre është njëkahësh: Ne kundër atyre!

Ka të ngjarë që në kampin socialist po punohet për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës që më gjasë do ndodhin para atyre të vitit 2027. Pra po punohet për projeksionet statistikore bashkë me pritshmëritë. Shtuar edhe me justifikimet dhe Mea culpa-t, me anë të së cilave do duan të fitojnë empatinë e munguar për Tiranën. Edhe pse rezultati i Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme është në nivel, ku mund të ndihen të qetë numerikisht por jo moralisht. Dhe zgjedhjet e Tiranës janë paradhoma e suksesit në zgjedhjet e ardhshme, për të cilat nuk është çudi që të kenë nisur të punojnë socialistët. Ndërkohë gjendja e knock down te Partia Demokratike po përjetohet me shumë ashpërsi, inate dhe me justifikimet e zakonshme. Për këto të fundit, duhet ta konsiderojnë veten fajtorë dhe që si mbrojtën votat. Të paktën kështu krenoheshin deri në 11 Maj dhe ishin fare të bindur për fitoren. Por koha po numëron mbrapsht dhe nuk është çudi që Rama t’i kapi në kurth me frymën e krijuar që ta përcjellë në zgjedhjet e pjesshme lokale, që nuk do ishin më knock down i PD-së në rast humbje, por knock out i plotë.

Duhet pak më shumë respekt për veten dhe bindje për rikthimin. Plaku Gandi e thoshte sipas mënyrës së tij: “Për të mbrojtur demokracinë, njerëzit duhet të kenë një ndjenjë të mprehtë pavarësie, vetërespekti dhe uniteti të tyre”. Mësim më i mirë për PD-në nuk mund të ketë, që të shtojë respektin për pavarësinë e individit në PD, veten e tyre dhe unitetin, i cili ka fluturuar krejtësisht. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In