Një ngjarje e rëndë, një lajm tragjik vjen nga Pakistani i largët.
Boksieri Muhamed Aslam Khan u fut në ring me dëshirën që paratë e grumbulluara t’i dhurojë për bamirësi, por nga një goditje e fortë ra në tokë dhe humbi jetën.
Uali Khan Taren, me një gjuajtje të fortë në fytyrë, e rrëzon kundërshtarin e tij me nokaut në ring.
Menjëherë pas kësaj Aslam Khan ra pa ndjenja në ring, teksa menjëherë u futën për ta ndihmuar të gjithë të pranishmit aty.
Boksieri u transportua menjëherë në spital, por për shkak të problemeve të shfaqura, nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë.
/a.r