Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar dje në emisionin “JAVA” në RTSH. Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e njërit prej bashkëdrejtuesve të emisionit, gazetarit Artan Hoxha.
Duket se mungesa e tij ka qenë si kushte nga ish-kryeministri për të qenë në studio, dhe këtë e nënkupton vetë gazetari në një postim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Berisha dhe Hoxha janë përplasur ashpër mes tyre me akuza të forta lidhur me ngjarjet e Tropojës.
Pas shmangies së Berishës, Hoxha ka reaguar në Facebook.
Statusi:
“Pershendetje Doktor….
Ne pamundesi per te qene ne studion e RTSH-se, po te ndjek me shume kersheri nga ekrani…
Te falenderoj qe po me “zevendeson denjesisht” ne emisionin JAVA.
Do mundohem te jem ne lartesine tende, ne rolin e qytetarit dixhital.
Kjo ishte vetem “ndeshja” e radhes. Kampionati vazhdon… “, shkruan ai./a.m.