• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po më sulmojnë fqinjët e kunatat pse shaj Edi Ramën”

by S M
23/07/2019 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adi Krasta ka mbajtur një monolog një ditë më parë, të cilin nuk ka mbetur portal pranë PD-LSI, pa e shpërndarë.

Ndërsa sulmon Ramën dhe qeverisjen e tij, Krasta thotë se atë dhe disa kolegë të tij, nuk i kuptojnë dhe po i sulmojnë.

Pjesë nga monologu

Për çdo diktator me vese, e para që ka dështuar është nëna e tij.Sidoqoftë nuk janë vetëm pushtetarë të devijuar dhe amoralë. Dashur padashur bëhemi të gjithë sepse i pranojmeë.

Nuk ka fajtorë të pjesshëm as faj gjysmak.Ajo çka eshte po aq paradoksale aq edhe e pakuptueshme, pra në një kuptim e paturpshme, është se qeverisja ka vendosur të kryejë me kokëfortësi dy aksione që e lexojnë shëmtuar dhe në mënyrë përfundimtarë atë.

Nga njëra anë hapur ka vendosur të pasurohet dhe pasuroje shërbëtorët dhe nga ana tjeter të lërë pa bukë, pa punë, e për këtë shkak pa fjalë, ata që mendojnë ndryshe.

A nuk u çartëm ne kur ka ndodhur kjo në qeverisjet e mëparshme?! A kemi ne kujtesë apo jo? U tmerruam. Reaguam fort. Ne nuk e kishim personale. E kishim për vendin, për vete dhe për Shqipërinë. Dhe për njerëzit.

Në mandatin e dytë të kësaj qeverisjeje ka sidoqoftë edhe elemente komiciteti, përtej presionit që vazhdon të jetë shumë i madh.

Nuk të sulmon vetem shteti, segmente të çmendura të tij, por në menyre kapilare, të vazhdueshme, të mirëorganizuar, ose jo xhanëm, të sulmojnë ish-shokë e shoqe shkollash, bashkë me prindërit e tyre te çuditur “ua çfarë ke bërë ti!”, kunetër, kunata, fqinj të inatosur, shokë tavolinash të vjetra e të vlefshme me pyetjen “ku në të sëmës do shkosh ti që vepron kështu?!

Mor i çmendur!

“Është as më pak e as më shumë lënia që gjindja i bënte një njeriu kur pushteti i Enver Hoxhës vendoste ta hidhte në plehra. Në momentin që të shkelte këmba, të linin të gjithë.

Kjo Shqipëri është! Kaq i thellë është polarizimi. Është pothuaj i pashpëtim. Dhe kjo është ajo që të mërzit sot, mbas 30 vjetësh, të trishton.Është e njëjta sjellje njerëzore.

Ti, me të vërtetën tënde që tanimë për shkak të Trumpit shoqërohesh me të vërteta të tjera alternativa, ndjehesh jo vetëm “vetëm” por i sulmuar dhe i pakuptuar. Është një betejë jo e lehtë, edhe për t’u kuptuar, sidomos jo e barabartë.Nuk është e vërtetë që përballë qëndron veç propaganda e shfrenuar e kakofonike.

Përballë nesh, anash, mbrapa, me një observim të pafshehur të ndjekin ata me të cilët ke ndarë dikur ëndrrën e madhe për demokraci, pushtet të ndershëm, llogaridhënës, shtet të drejtuar nga teknokratët, jo nga militantët dhe një jetë që nuk të trazohet nga zhurma e portaleve, e sulmeve të paprincipta.

Po çfarë duam ne?

Pse i qasemi të vërtetave kështu, pse nuk i shërbejmë pushtetit që t’ia hedhë pas vjedhjes së votave, anatemimit të individëve, shkatërrimit të bizneseve dhe fshehjes së skandaleve.

Ne duam një vend normal.Ku nuk bëhet gënjeshtra mënyrë të qeverisuri dhe natyrisht ku qeverisësit duhet ta ndjejnë se besimi popullor dhe leja për të qeverisur janë të rëndësishme dhe të përkohshme.

Qëllimi i informimit tone dhe i gazetarisë që bëjmë është të ndikojmë. Po jo në mënyrë egoiste, jo me një axhendë të caktuar.

Ne e dimë se në çdo familje shqiptare që është e lumtur pse partia e tyre është në pushtet, në mënyrë të justifikueshme madje, duhet të ketë një moment qartësimi, kur dyert janë mbyllur dhe jemi përballë njëri-tjetrit atje dhe themi nuk shkon më!

Një qartësim qoftë edhe momental. Ka një moment analize. Ka një çast kur vështrimi kritik mundohet ta kalojë membranën propagandistike. Për të cilën harxhohen shumë para, shumë njerëz punojnë.

Keto familje të majta apo ato historikisht te djathta ose xhanëm familjet inerte, janë të rëndësishme jo vetëm per fatet e tyre, por për fatet e vendit.

Militantizmi i tyre e vendos vendin përpara sprovave të pjelljes së diktatorëve.Nëse këto familje të majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo që e pëson goditjen është Shqipëria, është e ardhmja.

Në këto rrethana, rreziku është shumë i madh tani, ne të rrisim fëmijë, që do bëhen burra e gra narciziste, egoiste, sipërfaqësore, moralisht të devijuar.

Siç fatkeqësisht ndodhi me këtë brez, me brezin tonë.Sidoqoftë, në momentet e presionit të madh të ushtruar nga qeverisjet, sipas nje aksiome të artë që do të duhej të ruante ekuilibrin universal, nis edhe çarja përfundimtare, si pararendëse e vetë fundit.

Dua t’u them një gjë.

Metri i fundit përpara që një avion që ulet në pistë të prekë tokën quhet djujmi i fundit. Pra, ne jemi ne djujmin e fundit.

Njerëzve të inatosur e hakmarrës të çdo pushteti, kaq të njëjtë me njëri-tjetrin u themi se “they once ëere the future”, “ ata ishin dikur e ardhmja”.

Ka ardhur një tjetër kohë. Shqiperinë që ata nuk e bënë dot do të duhet ta bëjmë ne, si qytetare të angazhuar, që nuk u shpëton asgjë dhe që kërkojnë nga klasa politike profesionalizëm dhe ndërshmëri!/Tema/

Next Post
Shihni kush flet!!! Vasili: Rama po punëson militantët (ankohet partia që shpiku formulën)!

Ish-ministri pa vizë amerikane sulmon OMN: S'presim 1000 vjet për reformën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë: Jetojmë me frikë se kur do varemi

EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?

January 25, 2026
Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

January 25, 2026

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

January 25, 2026
“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

January 25, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Media shqiptare: lavatriçja që lan krimin politik dhe jeton prej tij

January 25, 2026
Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

January 25, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

January 25, 2026
“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In