• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po me dashnoret ç’kanë?

by Mira Kazhani
31/01/2017 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani/

Ylli Manjani tha diçka sot që me dashje apo padashje po fshin çdo vëmendje nga akuzat ndoshta me vend që i bëri qeverisë Rama. Fjalia: “Ministrat që flinin në verë me dashnoret në Santa Quaranta”… fshiu si dunat në shkretëtirë çdo gjurmë nga ato me të cilat do duhej të merreshim. Do vija bast se çdokush që lexon lajmin e shkarkimit të Manjanit kur mbaron së dëgjuari apo lexuari ka vetëm një pyetje: Kush janë ministrat me dashnore?

Asnjë kuriozitet për parimet dhe profesionalizmin, kanabisin, Balilin etj.

Seksi, seksi është preteksti!

Disa do vihen në kërkim dhe teoritë konspirative do nisin. Do ketë portale dhe faqe anonime që do pretendojnë se kanë edhe foto e video e kështu do nisin telenovela dhe presione, në parashikimin më të thjeshtë.

Po çështja është pse ngatërrohen edhe dashnoret kur flitet për keqqverisjen. Dashnoret as nuk bëjnë korrupsion, as nuk marrin tendera, konçesione, nuk janë aty kur prishen pazaret, skenaret, miratohen ligje dhe bëhen reforma, apo firmosen koalicione, kur hapet lufta apo shpallet paqja.

Dashnoret kanë patur në shekuj dhe do kenë damkën e gruas së përçmuar. E fajtores së vetme për prishjen e jetës bashkëshortore. Edhe pse vetë familja lind nga i njëjti proces që kryen edhe dashnorja. Por konteksti social, rregullat dhe kodi moral i shoqërisë është vendosur kështu ndër shekuj dhe tani nuk është e thjeshtë ta ndryshosh.

Se sa për burrat qofshin deputetë, ministra, kryeministra, presidentë kurrë nuk do iu futet një gjemb në këmbë. Nuk është hera e parë që dëgjojmë histori me dashnore. Ne desh e bëmë me fëmijë të jashtëligjshëm edhe Moisiun e shkretë. (Se për ata që i kanë vërtetë nuk ka folur njeri kurrë e as do flitet).

Nuk jemi si Franca që jo vetëm nuk shokohet, por kalon faqen e gazetës me qetësi kur sheh foton e Presidentit që shkon të takojë me një Honda dashnoren e bukur aktore. Europa e zhvilluar nuk ka probleme me seksin. Franca për shembull ia fali gjithmonë Fransua Mitterrandit fëmijën jashtëmartese, por e çoi në gjykatë për abuzim me detyrën se kish punësuar disa militantë të partisë së tij kur ishte President. Ndërsa ne mblidhemi dhe kërkojmë dashnoret dhe përfundojmë edhe duke i sulmuar e duke i bërë me faj për gjendjen ekonomiko-politike të vendit. Si te kënga e Adriano Celentanos.

-Ku qëndron problemi këtu? Tek dashnorja apo tek Santa Quaranta? Apo tek të dyja bashkë? Një pyetje kam, a do ishte më pak e dënueshmë sikur në Santa Quaranta ministrat të kishin qenë me gratë e tyre?!

E marrim të mirëqenë se ka patur ministra me dashnore. Dakord! Ky është një problem vetëm i familjes së tyre. Në asnjë rast nuk mund të kthehet në një çështje kombëtare! E gjitha është populizëm.

Dhe nuk kuptoj pse kur ajri politik është bërë pis, del në skenë një dashnore!

Aman, le të bëjnë seks e të çlirohen. Jo se dua që me këtë shënim t’i bëj elegji “Dashnoreve” si arketip. Raporte të tilla si femër i shoh me dhembshuri sepse në një histori me 3 persona në linjë, asnjëra nuk është e lumtur veç atij. Ndonjëherë as ai vetë! Dhe meqë ra fjala thoni ç’të doni, më kryqëzoni në komente.

Dashnoret i kanë zhvilluar shoqëritë në mënyrën e tyre. Me një puthje, me një mesazh apo aromë parfumi. Nuk e vrasin e as shëmtojnë këtë botë. Janë qënia njerëzore që herë me dashuri, herë me dobësi apo edhe dinakëri i jepen flirtit. Aseksualiteti, impotenca,konservatorizmi i ekzazgjeruar, puritanizmi hipokrit, i bën pushtetet diktatorial. Seksi dhe politika do ecin gjithmonë bashkë pavarësisht se popullit të mësojnë t’i tregosh moralin, se kështu fiton pikë. Kështu je burrë apo vajzë e mirë. Edhe pse të gjithë vdesin për jetën paralele. Kush jeton dot brenda një jete të vetme?! Nëse dikush e bën, o është hero, o është budalla. E vërteta është kështu, por propaganda është ashtu.

Mos bëni sikur jeni martuar të gjithë me të dashurën e gjimnazit; ju që bëni, që lexoni dhe që komentoni.

Të gjithë i duan dashnoret, qoftë edhe për t’ua lënë atyre fajin në fund./TiranaPost

Next Post
FOTO/ Sara Hoxha publikon foto me London, shikoni engjëllin e saj të vogël

FOTO/ Sara Hoxha publikon foto me London, shikoni engjëllin e saj të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

January 24, 2026
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 24, 2026
Çdo javë protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Foltorja 2 do t’ia dalë, e para përfundoi në rithemelim të PD-së

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

January 24, 2026
Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

January 24, 2026
Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

January 24, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 25 janar 2026

January 24, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Pse Berishës i intereson më shumë se kujtdo që Rama të jetë pranë Trump?!

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In