• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Po mbahet rob/ Historia e komandos ukrainase “Tyra” e kapur nga rusët

by Java News
09/05/2022 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Julia Paevska, e njohur si “Tyra”, e cila u kap nga rusët, konsiderohet një heroinë kombëtare në Ukrainë. Ishte viti 2014 kur ajo u gjend në vijën e parë të betejës në luftën që rezultoi në aneksimin e Krimesë nga rusët. Që atëherë, Julia ka qenë në front, sa herë që thirret në detyrën patriotike, në Mariupol, në Kiev, kudo në Ukrainë.

Komandoja ukrainase, siç e quajnë shumica e mediave ndërkombëtare, është arrestuar dhe po mbahet rob nga rusët.

Frikën se mund të mos i durojë torturat shprehet çdo ditë nga të afërmit e saj në rrjetet sociale, si dhe nga mikja e saj e ngushtë, Elena Manti, e cila e njeh prej 18 vitesh.

Miqësia e tyre ka zgjatur për 30 vjet, që nga viti 1992 kur Manti jetonte në Kiev. Më pas kjo e fundi u kthye në Greqi ku jeton dhe tani.

“Shpresoj të mos e çojnë në Rusi”, i tha Manti medias greke, e cila së bashku me të shoqin dhe vajzën 18-vjeçare të Tyrës, kanë nisur një fushatë speciale në të gjithë Evropën, të koduar si “Lirimi i Tyrës”.

Po kush është gruaja që ka qenë në vijën e parë të betejës në tetë vitet e fundit, duke ndihmuar 600 civilë dhe ushtarë?

Para se të hynte në fushën e betejës, ajo ishte shquar në artin luftarak të aikidos, të cilin më vonë zgjodhi ta jepte mësim. Me kalimin e viteve dhe grumbullimin e eksperiencave nga zonat e luftës, ajo vendosi të garonte dhe më në fund u dallua në eventin sportiv Invictus në Hagë, si veterane e luftës.

Kur u dha sinjali për pushtimin rus, me atë predikimin dramatik të Vladimir Putinit që zbardhi një ditë të paprecedentë për komunitetin ndërkombëtar, Tyra vendosi përsëri, si në vitin 2014, të përfshihej në zjarrin e luftës. Ajo vendosi të zhvendoset në lindje të Ukrainës, në frontin që nga momenti i parë u konsiderua më i brishtë, duke pasur parasysh aspiratat dhe prirjet e Rusisë për ndryshime në hartë.

Duke lënë edhe një herë familjen e saj pas dhe duke iu rezistuar me kokëfortësi planeve të zgjerimit, Tyra, pa asnjë mendim të dytë, shkoi në zemër të betejës.

Mirëpo rrethanat nuk e kanë lënë të tregojë vendndodhjen e saktë, siç tregon mikesha e saj Elena Manti. “Nga fakti që nuk kishte sinjal, kuptuam që ndodhet në Mariupol, ku që në momentin e parë janë ndërprerë të gjitha kanalet e komunikimit dhe ka rënë sinjali”, thotë mikesha e saj greke.

“Ata e kapën Tyrën më 16 mars me shoferin e saj. “Ajo doli në një kanal rus dhe tha që civilët duhet të lirohen”, kujton shoqja e saj nga paraqitja e fundit e shpëtimtares së vijës së parë.

Pavarësisht se shkëmbimi i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, këmbëngulja për fshirjen e emrit të Tyrës ngjall dyshime dhe frikë.

Mikesha e Tyrës shpjegon se rusët e akuzojnë këtë të fundit për bashkëpunim me Urdhrin e Azovit.

“Kanë sajuar historinë se ka të bëjë me Urdhrin e Azovit. Ajo me siguri ka qenë në Donetsk kur ndodhet në robëri. Shpresoj të mos e çojnë në Rusi“, tha Elena Manti.

“Kam frikë se do ta fusin në burg, mund ta torturojnë”, tregon Elena Manti për Tyrën, nisur nga kushtet e rënda që shtypin të burgosurit. Ankthi i saj intensifikohet sa herë që mendon për problemet shëndetësore që mundojnë Tyrën. Ai vuan nga problemet e tiroides, gjë që e bën të domosdoshëm mjekimin.

Përveç shëndetit të Tyrës, tjetër brengë është vajza e saj 18-vjeçare, të cilën nuk e ka parë prej tetë vitesh, që kur ishte dhjetë vjeç.

Next Post
“Kemi mbetur si peshku pa ujë”/ S’kanë marrë rrogat prej 4 muajsh, punëtorët e incineratorit të Fierit dalin sërish në protestë

“Kemi mbetur si peshku pa ujë”/ S’kanë marrë rrogat prej 4 muajsh, punëtorët e incineratorit të Fierit dalin sërish në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In