5 nxënës të një shkolle në Golem janë helmuar nga gazi i një sprajti. Fëmijët mësohet se kanë qenë duke luajtur me njëri tjetrin me një sprajt që përdoret për vetëmbrojtje.
Por loja ka shkuar keq dhe ata janë helmuar nga gazi që ka lëshuar kjo pajisje.
Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë në një qendër shëndetësore.
Fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje si dhe marrje mendësh.
g.kosovari