• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po ‘lëvizin’ drejt Bashës apo Metës? Të zgjedhurit e ‘Foltores’ me siglën e PL më 14 maj, braktisin Berishën

by Java News
16/09/2023 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka thirrur sot në një takim ato pak kryetar bashkie që kanë dalë më 14 maj, si dhe të gjithë këshilltarët në një takim në Hotel Tirana.

Por siç mësohet një pjesë e konsiderueshme e të zgjedhurve e kanë bojkotuar, duke lene pas misterin nese keshilltaret e “Rithemelimit’ ne te ardhmen do te ‘levizin’ drejt Bashes apo Metes, pasi qendrimi me Berishen ‘non grata’ eshte i diskutueshem.

Në presidiumin që Berisha ka formuar për takimin nuk ka pasur as një kryetar bashkie, as të Kavajës, as të Memaliajt, e as Fusharrësit e Pukës.

Berisha u ka dhënë porositë të zgjerdhurve vendorë, ku i kërkoi të kundërshtojnë rritjen e taksave. Berisha u kërkoi të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve, por theksoi se duhet të denoncojnë “çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj”.

“Detyrat tuaja janë të shumta, unë theksova se është një mision i rivendosjes së pluralizmit të vërtetë në qeverisjen vendore. Së pari, duhet të fillojmë me transparencën. Eerrësira, dhe vjedhja në errësirë, është tipari më kryesor i qeverisjes së sotme.

Më abuziv se kushdo tjetër është Edi Rama. Do ju jap shembullin e fundit. Amant Josifi për çdo shqiptar, i lidhur si mishi me thoin me Olsi Ramën. A e morët vesh ju që drejtësia shqiptare, gjer sot nuk ka një mandat arresti, paçka se partnerët, prej dy vitesh kanë sjellë të gjithë të dhënat.

Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë euro të grupit Milton, 1 miliard është vjedhur nga Olsi Rama dhe Amant Josifi nga Shqipëria. Dhe pretendohet për reformë, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliard euro të vjedhura në Shqipëri.

Krimi ka ndodhur në Shqipëri. Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arresti atij. U dhashë këtë shembull, por mund të jap shembuj të tjerë.

Erion Veliaj është i dyti në radhë. Transparencë është jetike. Është unike në botë. Një kryetar bashkie që thotë se ka mbjellë 1 milion pemë. Ka vjedhur shumën për 1 milion fidanë. Vetëm dje, u hiqte fondet arsimit dhe i kalonte te djegësi i tij. Këta janë zinxhir. Kriteri i tyre më kryesor është hajdutëria, ndaj kudo që jeni, në këshillat bashkiakë, do të krijoni komisione hetimore, nuk do të pranoni kurrë mbledhje me dyer të mbyllura si në shpellat e mafies. Ju jeni parlamentarë vendorë.

Asnjë dallim përveç territorit nuk ka në krahasim me parlamentin qendror. Do bëni gjithçka, që të qëndroni me të gjithë pushtetin tuaj.

Mburret kreu i bashkisë së Tiranës, se çmimet në Tiranë kanë arritur të tretat në Europë pas Mynihut e Parisit, në një kohë kur qytetarët i kanë ata mollë e ndaluar. Tani kanë shpikur çmimet e referencës, 54 përqind rrit çmimin me çmimet e referencës. Këta nuk kanë interes tjetër përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.

Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë,  Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin.

Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore. Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin’, thuhet ne deklaraten e ketij takimi./m.j

Next Post
Ngjarja tragjike: 3-vjeçari mbytet duke ngrënë rrush

Pranë varrit të bashkëshortes së tij, mësuesi 60-vjeçar i bio-kimisë në Ballsh i jep fund jetës me medikamente

Comments 1

  1. Tasi says:
    2 years ago

    Bythe plak genjeshtR miljarder

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In