Një vajzë e re shqiptare ka tentuar që emigrojë për në Britani të Madhe duke përdorur një kartë identiteti italiane false.
Gjatë një kontrolli normal të pasagjerëve që po niseshin për në Manchester, agjentët e policisë arrestuan vajzën Irsa Hima.
Nga verifikimet rezultoi se numrat origjinal të kartës së identiteti ishin fshirë dhe ato ishin zëvendësuar me numra të tjerë, raporton panorama.
E ndodhur në këtë situatë, vajza shqiptare u detyrua të tregonte detajet si dhe të paraqiste një pasaportë shqiptare.
Në përfundim, ndaj saj u lëshua urdhër arresti nga Gjykata e Katanias./a.k