• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po kush je ti?”, Zogaj përplaset me Këlliçin për non gratën e Berishës: Paditët Amerikën se e ka marrë zvarrë Soros…

by A R
24/01/2025 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Preç Zogaj dhe drejtuesit politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për heqjen e mundshme të non-gratës së Departamentit të Shtetit ndaj Berishës. Zogaj u shfaq kritik me Këlliçin që pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Trump nuk solli asnjë lajm, ndërsa Këlliçi u shpreh se prej tre vitesh Zogaj ka thënë se nuk do të hiqet non grata.

Pjesë nga debati

Preç Zogaj: Xhorxh Sorosi mua nuk më rezultonte as donator i madh i Partisë Demokrate (në SHBA) në këto zgjedhje.

Belind Këlliçi: Jo, është më i madhi. Rreth 130 milionë.

Preç Zogaj: Dëgjo të të them një gjë. Të padisësh Amerikën se është marrë zvarrë nga një milioner… Amerika është shumë drejtë.

Belind Këlliçi: Preç nuk ka njerëz që gabojnë në Amerikë?

Preç Zogaj: Më fal se keni krijuar një fantazëm dhe i bëni qejfin vetes me ca gjëra.

Belind Këlliçi: Kush po i bën qejfin vetes? Janë mbledhur ushtarët e Sorosit dhe kanë marrë një vendim bashkë, janë grup shoqëror dhe në të njëjtën mënyrë do t’i shtypet koka. E ka bërë të qartë ky. Non grata e thesarit ka procedurë më vete, bazohet mbi dokumente dhe shkon..

Preç Zogaj: O Belind, nuk kam debat për këtë punë.

Belind Këlliçi: Nga ana tjetër ke kongresmenin e Nju Jorkut, Liz Ejllin që tre herë i ka shkruar Blinkenit.

Preç Zogaj: Po lëre. S’janë fakte këto, janë muhabete.

Belind Këlliçi: Nuk janë muhabete, janë me shkresa zyrtare.

Preç Zogaj: Ti nuk na the gjë nga Amerika, kë takove, a tha njeri që do ta shohim, nuk keni prodhuar akoma asnjë lajm, do ta prodhojë vetë kryetari i opozitës, ose do të bëjë kërkesë që të shyrtohet rasti i tij, siç ka bërë edhe në Britaninë e Madhe, sepse mos i ndani shumë këto. Mos na ofendoni logjikën këtë po them unë.

Belind Këlliçi: Logjikën ke ti tre vjet që ma ofendon mua. Ke tre vjet që ke thënë që ke frikë ti përmendësh emrin.

Preç Zogaj: Do të vazhdoj, ta them prapë jo tre vjet.

Belind Këlliçi: Ata zyrtarë të korruptuar që rrinë para kompjuterit…

Preç Zogaj: Po kush je ti, kush je ti, që merr…

Belind Këlliçi: Unë jam Belind Këlliçi, në vendin tim jam sovran, jam Belind Këlliçi dhe nuk kam pikën e kompleksit, qoftë amerikan, anglez, francez. Kemi 3 vjet e gjysmë që bëjmë këtë debat bashkë, non ngrata, non grata. Sot vini në studio dhe thoni s’ka vlerë.

Preç Zogaj: Jo e tha Batoni, unë thashë uroj t’ia heqin.

Belind Këlliçi: Shumë mirë se është vendim i lobuar.

Next Post
Rusët në Uzinën e Gramshit/ Ish-këshilltari i Trump, Richard Grenell: Mos e kruani me ushtrinë shqiptare!

Grenell godet sërisht Albin Kurtin: I solli raportet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In