• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po kur të shpall “non-grata” baza e partisë…?

by Artur Ajazi
18/11/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Me Partinë Demokratike, ka ndodhur e paimagjinueshmja. Ish-kryetarin e shpall “non-grata” një shtet aleat, (SHBA), kurse kryetarin aktual e ka shpallur me kohë “non-grata” baza e partisë. Një paradoks i padëgjuar më parë, të paktën në 30 vitet e tranzicionit. Shkaku duhet kërkuar gjetkë, se përse baza e partisë (para  muajsh e votoi si kryetar) nuk pranon verdiktin e kryetarit, dhe mbështet ish-kryetarin,që vetë Basha e ka cilësuar si “babai politik, lideri historik”etj. Gjërat duhen thënë siç janë, pa anësi, pa tifozllëk, pa mllefe, me objektivitet, dhe mbi gjithçka duhet të jetë fati i një partie që përfaqëson idealin e një pjese të konsiderueshme shqiptarësh.Në Partinë Demokratike, ajo ç’ka po ndodh sot,është pasojë e drejtimit bajraktarist të një njeriu,i cili pasi e klonoi atë parti sipas interesave, u “tërhoq” nga politika,dhe bëri zgjedhjen preferenciale për pasardhësin e tij. Përplasja për fronin e partisë, mbetet arsyeja e vetme e betejës mes Berishës dhe Bashës.

Mbledhja me kryetarët e degëve, dhe patinimi që Gaz Bardhi i bëri konkluzioneve të saj, nuk ishte tregues i asaj ç’ka pritet të ndodhë qoftë në 11 apo dhe 18 Dhjetor. Adrenalina  dhe ekzaltimi i Berishës, vjen nga mbushja e sallave,fakt i cili e shtyn atë të jetë i vendosur për mbledhjen e Kuvendit, apo dhe marrjen e vendimeve (anti) statutore. Një kryetar partie pa mbështetjen e bazës, është një hiç, dhe që as mendohet, se një ditë mund të fitojë zgjedhjet dhe marrë pushtetin. Braktisja e anëtarësisë, braktisja e selive dhe takimeve me kryetarin aktual, ka nisur prej 2017. Lulzim Basha duhet ta kuptojë se, rruga drejt pushtetit (ashtu siç rruga drejt postit të kryetarit)kalon prej Berishës, pasi ai ka akoma ndikim tek shumica e bazës, pra shumicën e votuesve të asaj partie.Pushtetin Lulzim Basha nuk mund ta fitojë as me Gazin, as me Gridën dhe Salianjin, të cilët nuk marrin as votat e lagjes së tyre. Mjafton të dëgjosh artikulimet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike, dhe do të bindesh në ç’nivel mjeran ka rënë ajo forcë politike. Lulzim Basha mbetet i vendosur ta shpjerë deri në fund rrugëtimin e tij vetmitar.

Partia Demokratike nën drejtimin e treshes Basha-Duma-Bardhi, është kthyer në strukturë qesharake, ndërkohë që për 4 humbjet elektorale askush deri sot nuk ka marrë përgjegjësinë.”Kur nuk të qasin në fshat, si kërkon të bijën e priftit”- thonë nga Jugu. Kështu po ndodh edhe me Bashën. Ai ka kohë që e ndjen braktisjen e anëtarësisë. Në degën e Elbasanit, Durrësit apo dhe Korçës, ka vite që nuk shkon këmbë militanti, ndërkohë që krerët e degëve në rrethe emërohen nga Lulzimi, si të ishin punëtorë krahu. Ata sigurojnë pjesëmarrjen dhe paguajnë autobuzët, gjithmonë kur i kërkon kryetari, dhe kaq. Për Bashën, kjo “është baza e partisë”. Rrjedhja drejt partive të tjera, (pas humbjeve rradhazi) apo dhe mbushja e sallave të “foltores”, duhej të ishte shqetësimi kryesor i Lulzimit, dhe në fund të fundit, njeriu bëhet burrë dhe thotë “deri këtu ishte rruga ime”. Por brumosja me teoritë berishiste, nuk e lë Lulin të dorëhiqet. Ai ka dhënë prova se, edhe pse humbet, ndjehet “fitues”, edhe pse mbetet vetëm, sërish ndjehet “plot”. Optimizmin e ka “dhuratë” nga Berisha,  kurse “ngopjen me lugë të zbrazët” e ka virtyt të lindur, me ndryshimin se, ish-kryetarin akoma e mbështet baza, kur kryetarin aktual  Gazi dhe  Grida, Ervini, Emini….

Next Post
“Të varet këtu, vetëm këtë dua”/ Vëllai i 8-vjeçarit: Në orën 9 e pashë për herë të fundit, ku ta dija unë që e kishte vrarë ai…

"Të varet këtu, vetëm këtë dua"/ Vëllai i 8-vjeçarit: Në orën 9 e pashë për herë të fundit, ku ta dija unë që e kishte vrarë ai…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In