• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po kuptojmë se PD ka bërë PS-në

by Frrok Çupi
11/05/2023 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Më mirë ta kisha thënë ‘ka krijuar’ PS-në, kjo do të ishte trajta e drejtë gjuhësore… Por, në fakt, procesi 31 vjeçar që ka ndodhur para syve tanë, është më afër aktit PD e ka bërë PS-në se sa me versionin ‘e ka lindur’.

Po të ishte fjala se ‘cila është veza e cila pula’, këtë nuk e gjejmë dot tani kur është mbledhur gjithë tollovia e botës mbi krijimin e partisë së parë anti- komuniste, (pas partisë Ekologjike të Namik Hotit). Janë paraqitur mijëra dëshmi se ‘Partia Demokratike lindi nga Partia e Punës’, madje vetë presidenti i fundit komunist Ramiz Alia deklaronte hapur se ‘ gjithçka çfarë kishte PPSH në bodrume, ia kaluam menjëherë PD-së’.

Ky ishte procesi i ‘lindjes’ mes vezës dhe pulës.

Ndërsa përsa i përket ‘cila bëri cilën?, del se Partia Demokratike (PD) bëri Partinë Socialiste (PS). Fatmirësisht ka ndodhur kjo. Madje nuk mjaftohem duke thënë vetëm fjalën e thatë ‘fatmirësisht’, por është shpëtimtare vepra e PD duke bërë PS-në. Po të kishte mbetur vendi vetëm me PD-në, sot i madh e i vogël o do të ishin arratisur nga ky vend, o do të ishin të gjithë në depresion.

Ishte rreziku që vendi të mbetej në dorë të vetëm PD. Rreziku u ul fuqishëm nga fundi i vitit 1990 deri në vitin 1992. Atëherë shumica e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Punës votuan për Partinë Demokratike, e cila fitoi zgjedhjet fuqishëm në 22 mars.

Si filloi PD të bëjë PS-në?

PD u fry, u fry me pushtet dhe me urrejtje, dhe kthye në rrezik. Sendi i fryrë ishte i dukshëm si fluturuesit e parë të kohës së Nazizmit mbi oqean. Pushteti i PD mori në dorë gjithë ‘veglat’ e shtëpisë: dogji dhe dhunoi veprat industriale dhe bujqësore që ishin ngritur në pesë dekada; shpalli armiqtë mes kundërshtarëve dhe nisi terrorin.

Secili adoptoi ndjesinë se ‘gjëja e fryrë’ që e kishte votuar po e zinte poshtë.

PD nisi përndjekjen. U ndoqën familjet e dëshmorëve, u zhvarrosën eshtrat e të vdekurve që PD nuk do t’i donte sikur të ishin gjallë; u krijua ligji alias nazist me numër 24/ 1 i cili përjashtonte nga puna dhe linte pa bukën e gojës çdo njeri nga PPSH që seleksionohej nga i pari i PD dhe titullohej si ‘armik i demokracisë’. Atyre që votuan në masë në 22 mars, iu morën edhe banesat dhe çdo telefon në banesë… Atëherë çfarë do të bënin të përndjekurit? Nuk mund të dilnin më në rrugë, rruga ishte arenë e përleshjeve të PD, të gjithë u futën në shtëpi dhe aty u gjetën me njëri tjetrin.

Momenti i ‘lindjes’ së PS është tjetër gjë nga momenti i ‘bërjes’. Për të lindur, lindi në qershorin e vitit 1991, por nuk do të bëhej asnjëherë sikur të mos ishte PD një monster që do të trembte dynjanë dhe do të mblidhte në një grusht të gjithë njerëzit paqedashës dhe njeri- dashës. PS nisi të bëhet në korrik të vitit 1992, data 26, kur u zhvilluan zgjedhjet lokale (si sot) dhe ku ‘sendi i fryrë PD’ u shfry i tëri. Populli i Shqipërisë i tha ‘jo’, dhe votoi për PS-në.

Pastaj ‘sendi i fryrë’ me urrejtje dhe korrupsion i hyri Shqipërisë që ta pushtonte. A keni dëgjuar që një qeveri të pushtojë vendin e vet? Kurrë në botë. Por këtë e bëri PD, i ngriti militantët e vet të fiksuar, i armatosi dhe ua lëshoi si vdekje njerëzve nga Tirana deri në Sarandë….

Pastaj i vrau demonstrueset, vrau dëshmitarët, vrau jugorët, i çoi në varr dhe u prishi varret veriorëve, e vodhi ekonominë dhe e shëmtoi vendin.

Këta që u flijuan nën pushtetin e PD duhen kthyer në heronj, sepse u bënë theror për krijimin e një gjëje tjetër në Shqipëri. U krijua PS.

Sikur të mos ishte sot PS, e të ishte vetëm PD, çfarë do të bënte i shkreti njeri?! Edhe pse e kemi atë që bëri PD, por kemi në krah edhe superfuqinë e botës Amerikë, e shikoni sa të padurueshme na e bëjnë jetën. Por ja që PD e bëri të kundërtën e vet, sot njeriu është në normalitet.

Deri para pak vitesh njeriu nuk ishte në normalitet; njeriu ishte i frikësuar jo vetëm nga pushteti i PD, por edhe nga militanti i verbër i PD. Shqipëria tanimë është bërë, sepse është bërë një shumicë normale e pozitive qytetare. Procesi ‘PD bëri PS-në’ ka shkuar më tej: Vetë PS ka bërë klimën normale për njeriun…, dhe pak më tej: Klima normale ka krijuar njeriun pozitiv.

Tani njeriu pozitiv është zotërues në vendin tonë kaq të zbukuruar e të këndshëm.

Next Post
Eurovizion/ Përfaqësuesja e Shqipërisë ngjitet sot në skenë, kush janë finalistët e natës së parë

Eurovizion/ Përfaqësuesja e Shqipërisë ngjitet sot në skenë, kush janë finalistët e natës së parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com