Xhavit Lizi, një 59-vjeçar për të cilin prej së hënës në mbrëmje nuk kishte më asnjë të dhënë, u gjet i vdekur mbrëmjen e së martës.
Shqiptari, i cili jetonte në Odolo, provinca e Brescia-s në Itali, kontaktin e fundit e kishte pasur me bashkëshorten e tij të cilën e kishte telefonuar për t’i thënë se po kthehej për në shtëpi.
Ishte pikërisht ajo që telefonoi policinë, kur i shoqi nuk u kthye në banesë.
Por pas 12 orë kërkimesh, ai u gjet i pajetë pranë një fushe. Shkaqet e vdekjes, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbeten të paqarta.
Në kërkimet për 59-vjeçarin u angazhuan forcat zjarrfikëse dhe karabinierët.
/a.r