Një 27 vjeçar me origjinë nga Afrika ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti, pasi u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në rrugën që lidh Brindisi me Tuturano në lindje të Italisë.
I riu që kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve, po kthehej në shtëpi dhe mbante ende veshur rrobat e punës, kur ishte ndjerë keq, raportojnë mediat vendase.
Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuaje i papërshtatshëm për frymëmarrje. Rreth orës 18.00 Camara ndaloi biçiletën dhe u mbështet përtokë. Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.
Camara kishte ardhur para pak ditësh në Puglia te vëllai i tij dhe punonte në fushë për 6 euro ora. Në kohët e nxehta puna në fushë kryhet për vetëm katër orë, pra 24 euro në ditë.
Një mik i Camara tregonte për mediat se i ndjeri ishte pergjithesisht mirë me shendet dhe në fund të punës kihste kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli. Më pas kishte marrë biçikletën dhe ishte larguar.
Komuniteti afrikan në Brindisi, u trondit nga një tjetër djalë që humbet jetën dhe bashkëkombasit e tij po organizohen për të kthyer trupin e Camara në vendin e origjinës.