• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po krijojmë një Ballkan të ri, jo Jugosllavi të re”

by A R
11/11/2019 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut diskutuan iniciativat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave. Por ekonomistët kanë rezerva për mini-Shengenin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave, me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE, ndërsa besoj, se edhe i gjithë rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Union. Ne punojmë gjithsesi t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet dhe mundësitë të cilat i kemi para nesh dhe ta përparojmë cilësinë e jetesës në të gjithë rajonin. Ta afrojmë të gjithë rajonin dhe t’i shfrytëzojmë  të gjitha potencialet që do të sjellë jetë të mirë për të gjithë rajonin”, ka deklaruar kryeministri maqedonas Zoran Zaev duke lexuar deklaratën e miratuar.

Vuçic: Nuk ka asgjë të keqe tek ideja e bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nisma nuk asnjë qëllim tjetër pos përfitimeve ekonomike dhe lëvizjes së lirë të njerëzve mes shteteve të rajonit. “Kjo paraqet të ardhme për shtetet dhe popujt tanë. Këtu nuk ka asnjë Jugosllavi, por vetëm jetë më të mirë për qytetarët tanë, më normale, më kualitative, që më lehtë të lëvizim, ambient për jetë normale, e jo për konfrontime e urrejtje”, ka thënë Vuçiq.

Edi Rama: Kosova e ka vendin në këtë iniciativë rajonale

Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalimin e tij është ndalur kryesisht në mospjesëmarrjen e Kosovës, e cila ishte ftuar në këtë takim. Rama ka thënë se e ka të paqartë mospjesëmarrjen e Kosovës para se gjithash arsyetimin, se nuk mund të jetë pjesë e takimeve me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se Kosova në pesë e vitet e fundit ka marrë pjesë në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, edhe pse këto nuk e kanë njohur Kosovën.

Kreu i qeverisë shqiptare mospjesëmarrjen e Kosovës e ka quajtur “vetpërjashtuese” nga kjo nismë rajonale, e cila sipas Ramës, ka rëndësi të madhe për shkak të lehtësirave të shumta që ofron për katër liritë themelore të Bashkimit Evropian: liria e lëvizjes së njerëzve, liria e lëvizjes së mallrave, liria e lëvizjes së kapitaleve dhe liria e lëvizjes së shërbimeve. “Nuk ka asgjë të re në këto nisma nga ajo që jemi dakordësuar në të gjitha takimet e fundit, në të gjitha nismat, e që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa radhë të gjata, pa kontrolle, pa ryshfete. Nuk bëhet fjalë për asnjë union doganor”, ka deklaruar Rama.

Bosnje-Hercegovina ka rezerva për nismën rajonale

Kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, qëllime më të rëndësishme politike të jashtme dhe prioritetet të shtetit mbeten stabiliteti afatgjatë, paqja e qëndrueshme dhe progresi ekonomik ka thënë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiq. “Është me rëndësi që në mënyrë të drejtë të veçohen prioritetet, secili vend i rajonit ka prioritetet e tij, duhet të ndërtohen në nisma rajonale, ndërsa në mënyrë më të mirë është, nëse prioritetet e secilit vend individualisht mund të shndërrohen në interes të përbashkët. Kur flitet për çfarëdo qoftë lloji të nismës rajonale, këtu krahas bashkëpunimit duhet në mënyrë tejet serioze të vendoset edhe termi barazi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Zvizdiq.

Reagimet e para për mini-Shengenin ballkanik

Kryetari i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski vlerëson se për idenë e mini-Shengenit, kryeministri, Zoran Zaev shumë pak ka folur në opinion dhe gjithçka që dihet është nga mjetet e informacionit. Për ne  nuk ka alternativë tjetër përveç asaj për të cilën flasim gjithë kohën, anëtarësimi i plotfuqishëm në suaza të Bashkimit Evropian, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. “Edhe në të kaluarën, edhe tani do e përsërisim qëndrimin e njëjtë, se çdo mundësi të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë, është që të përmirësohet cilësia e jetesë së qytetarëve, duhet të shfrytëzohet, por kjo zgjidhet me marrëveshje dypalëshe”, shprehet Mickoski.

Ekonomistët pro dhe kundër mini-Shengenit

Daniella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike vlerëson se problemet ekonomike vështirë se do të zgjidheshin me Mini Shengen. Sipas saj, shprehimisht Maqedonisë nuk i duhet një projekt i tillë meqë ekonomia e brendshme nuk do të përfitojë nga ideja, pasi edhe për momentin shumë çështje për biznesin e transportit në rajon janë zgjidhur me marrëveshje ekzistuese. “Nga këndvështrimi i Maqedonisë, ne nuk shohim se mund të fitojmë shumë nga një aleancë e tillë, ose me një ndarje të tillë në mikro-rajon, me vetëm tre shtete. Ne e themi këtë, sepse Serbia me këtë do të kishte dalje në portin e Selanikut dhe përmes Shqipërisë në portin e Durrësit. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një bashkëpunim i tillë iu mundëson atyre të përparojnë në drejtim të asaj, që ne e kemi zbatuar tashmë”, thotë Daniela Arsovska.

Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore Driton Iseni, vlerëson, se kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi. “Gjithsesi duhet të përfshihen të gjitha shtetet, edhe Kosova edhe Mali i Zi dhe jo për arsye politike disa shtete të lihen anash. Ideja e bashkëpunimit rajonal është ajo që i ka paraprirë edhe Bashkimit Evropian. Ne si  sektor i biznesit e përshëndesim këtë ide mbase kjo duhet të jetë dhe fillim i një mentaliteti të ri për të frymuar këto vende në mënyrë evropiane me atë që do të shihen mundësitë se si të tejkalohen problemet që janë evidentuar me CEFTA-n”, thotë Iseni.

Petar Goshev ekspert i çështjeve ekonomikke thotë se çdo relativizim i kufijve kontribuon në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave. Ideja e mini-Shengenit mund të ndihmojë në realizimin e më shumë projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve që kërkohen nga Brukseli për anëtarësimin e vendeve të rajonit në familjen evropiane, megjithëse thekson se çdo shtet do të notohet ndaras për arritjet e saj “Kjo ide nuk duhet të paraqesë iluzionin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shton Goshev.

Takimi i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, ku do të jetë sërish e ftuar edhe Republika e Kosovës.

DW

Next Post
Kroçera “Nautica” me turistë nga 23 vende të botës mbërrin në Durrës

Kroçera “Nautica” me turistë nga 23 vende të botës mbërrin në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In