• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po krijohet mendimi se jemi kundër negociatave me BE”, debati i plotë Selami-Bumçi

by A R
22/09/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka kritikuar dje kolegun e tij, demokratin Aldo Bumçi, se me qëndrimet e tij po krijonte idenë se opozita është kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Debati jo i zakonshëm ndodhi dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, ku ishte e ftuar zëvendësministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, për të raportuar rreth progresraportit të pritshëm për Shqipërinë në muajin nëntor, raporton “Panorama”.

Zëvendësministrja e Jashtme tha dje se Bashkimi Europian pritet të japë raport pozitiv për Shqipërinë, por demokrati Aldo Bumçi tha se raporti nuk mund të jetë pozitiv, pasi situata në vend është e përkeqësuar.

Bumçi ka ironizuar me qeverinë, duke përdorur një refren kënge për të treguar situatën e hashashit, që, sipas tij, ka mbuluar malet e Shqipërisë. Bumçi tha se malet me blerim mbuluar nga hashashi bënë që trafikantët të ndërtojnë një pistë 1.5 kilometra të gjatë për të ulur avionët e drogës. Por ky qëndrim i Bumçit u kritikua nga kolegu i Partisë Demokratike.

QËNDRIMI I SELAMIT

Selami tha se shqetësimet e Bumçit që ngriti në emër të opozitës ishin reale, por ato nuk duhet të sqarohen se opozita nuk është kundër hapjes së negociatave. Ishkreu historik i PD-së tha se opozita nuk duhet të bëhet pengesë për integrimin e vendit, pavarësisht se situata në Shqipëri ka një sërë problemesh.

“Dua të sqaroj që zoti Bumçi, nënkryetari i komisionit, si përfaqësues i opozitës këtu ka thënë shqetësime reale të opozitës, por unë nuk dua të krijohet mendimi dhe keqkuptimi që zoti Bumçi nuk është për hapjen e negociatave. Apo jo, zoti Bumçi? Pavarësisht problemeve që janë shqetësuese, pavarësisht nga problemet e mëdha që ka Shqipëria lidhur me krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit, gjendjen në të cilën është drejtësia, unë mendoj që ne si opozitë kemi qenë dhe jemi të qartë që nuk do të bëhemi pengesë për hapjen e negociatave. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të vazhdojmë luftën për përmirësimin e këtyre gjërave, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të vazhdojmë luftën për thellimin e reformave në Shqipëri, sepse anëtarësimi i Shqipërisë në Europë nuk është qëllim në vetvete, por shkon krahas me forcimin e demokracisë në Shqipërisë”, tha Selami.

Deputeti i Partisë Demokratike tha më tej se opozita nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime si ato që bëri kryeministri aktual, kur ishte në opozitë.

“Unë mendoj që nuk duhet të përsërisim gabimin që ka bërë opozita e djeshme dhe kryeministri i sotëm, i cili vuri veton vite më parë dhe e pengoi. Kështu që ne si opozitë nuk jemi kontradiktor të kërkojmë me insistim plotësimin e këtyre kritereve, të ngremë si shqetësim që disa gjëra kanë shkuar dhe mbrapa, por, nga ana tjetër, të vendosim atë linjën që të gjitha këto nuk do të thotë që nuk jemi për hapjen e negociatave”, tha dje deputeti i PD-së. Por pas kësaj ndërhyrjeje, nënkryetari i komisionit, Aldo Bumçi, nuk e mori më fjalën.

Aldo Bumçi: Nuk e di a jetojmë në të njëjtin vend, por do të ishte e habitshme që progres-raporti të ishte pozitiv. Ne presim të dalë në nentor. Kryeministri përmendi një fjali në takimin me Policinë e Shtetit, e paprecedentë se si mund të ndodhë në një vend kandidat për në BE, anëtar i NATO-s, t’i drejtohet Policisë së Shtetit dhe t’i thotë se opozita është më e rrezikshme se krimi për ju. Krimi dhe opozita janë një. Cili njeri me mend në kokë, përveçse mund të jetë nën efektin e overdozës së Dibrës…

REPLIKAT NË KOMISION

Arta Dade: Ju lutem, ruani etikën.

Aldo Bumçi: Si mund t’i drejtohet ai Policisë së Shtetit dhe t’i thotë opozita është më e rrezikshme se krimi dhe ju flisni për përmirësime të kriterit politik?!

Arta Dade: Gjeni mjedisin dhe më vjen keq që ky mjedis helmohet nga pasioni juaj… Ju e dini që Komisioni i Politikës së Jashtme nuk mbytet me politikën e ditës.

Aldo Bumçi: Unë do të mbaroj pikat e mia, mos më ndërprisni. Ju merreni fjalën pas meje.

Arta Dade: E para, flisni me më pak pasion. E dyta, për Kryeministrin nuk mund të flasë zv.ministrja. Ju si opozitë nuk keni shfrytëzuar mundësinë për interpelanca. Më shumë interpelanca kanë bërë anëtarët e maxhorancës sesa ju. Të gjitha palët janë dakord që Shqipëria të anëtarësohet, ndërkohë që ju vazhdoni të hidhni baltë. Reforma në Drejtësi nuk duhet të pengohet dhe ligjet e saj, në mënyrë që t’i jepet mesazh BE-së.

Aldo Bumçi: Ka një pistë prej 1.5 kilometrash nga bandat për të eksportuar hashashin jashtë. Për çfarë vlere pozitive flisni ju? Malet me blerim mbuluar nga hashashi, siç është këtë vit…

Eduard Selami: Unë nuk dua të krijohet mendimi dhe keqkuptimi që zoti Bumçi nuk është për hapjen e negociatave. Apo jo, zoti Bumçi? Pavarësisht problemeve që janë shqetësuese, pavarësisht nga problemet e mëdha që ka Shqipëria lidhur me krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit, gjendjen në të cilën është Drejtësia, unë mendoj që ne si opozitë kemi qenë dhe jemi të qartë që nuk do të bëhemi pengesë për hapjen e negociatave. Unë mendoj që nuk duhet të përsërisim gabimin që ka bërë opozita e djeshme dhe Kryeministri i sotëm, i cili vuri veton vite më parë dhe e pengoi./Panorama/a.m.

Next Post
Veriorët ende nuk janë bindur për hapjen e urës së Ibrit

Veriorët ende nuk janë bindur për hapjen e urës së Ibrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com