Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me komentuesit e shumtë që e kritkojnë në llogarinë e tij në facebook.
Qytetarët kanë nisur kritikat teksa Rama ka postuar një video nga uzina e Ferrokromit në Elbasan.
Një qytetare ironizon duke e pyetur se “e kujt është fabrika në fjalë”
KOMENTUESJA: Kush e ka këtë fabrike? Apo është PPP që fitimet i marrin dy P-të e para (privati dhe qeveritarët që kanë dhënë licencën) dhe populli (partneri i lodhur) mban shpenzimet në kurriz dhe në xhepa
RAMA: Ah ta kanë vënë emrin Drite po mendja paska mbetur Erresire

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë transformim të shumëpritur industrial të standardeve ndërkombëtare, që krijon kapacitet përpunues brenda vendit të kromit, punësim real e zhvillim të qëndrueshëm të sektorit (përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja), ju uroj një ditë të mbarë ”, thuhej në mesazhin e Ramës.










