• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

by E B
24/06/2026 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar sërish me anë të një videomesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet protestuesve në Tiranë.

Ai shprehet se është kundër agjendave primitive dhe të rrezikshme sipas tij.

“Shumë mesazhe dhe shumë komente edhe dje pas statusit për qëndrimet e mia. Një gjë duhet t’jua them: unë kam qenë socialist, jam socialist dhe mbetem socialist. Kjo nuk do të thotë që kam mbyllur sytë, kam mbyllur gojën dhe thjesht kam ngritur dorën. Jo, nuk e bëj dot këtë. Kështu që po kaloj te e dyta gjë. Reagim kundër agjendave, agjendave primitive dhe agjendave të rrezikshme. Po mundohem që sot, nesër e në vijim t’ju kthej përgjigje një nga një. E para është agjenda politike.

Agjenda politike është evidente, shumë e qartë dhe nuk ka lidhje me politikat, por është agjendë e mirëfilltë politike. Jo vetëm për shkak të asaj që tashmë është e dukshme, prezencën e partive politike në protestë, madje prezencën e partive politike në krye të protestës. Kandidatët për deputet të partive të vogla, të cilët as s’i njohu kush në fushatën elektorale, as s’i dëgjoi kush, as s’i votoi kush në fund fare janë mu aty dhe tani flasin si organizator të protestës”, tha Braçe.

Më pas, ai shtoi se  protestuesit po kërkojnë delegjetimim të procesit zgjedhor, që sipas tij do të vijojë në seri.

“Ajo që dëgjova është dorëheqje e kryeministrit, dorëheqje e qeverisë, por jo vetëm kaq, edhe rrëzim të mazhorancave legjitime të krijuara me votë. Delegjitimim i procesit zgjedhor. Delegjitimim të një procesi zgjedhor të njohur botërisht dhe të certifikuar si të tillë. Delegjitimim që pastaj do të vijojë seri për çdo palë zgjedhje. Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos.

Dhe mos harroni, ky vend është duke negociuar me BE-në për të mbyllur kapitujt e anëtarësimit, ku i pari është kapitulli i themeloreve, ku hyn brenda gjithçka që po kërkohet të delegjitimohen përmes asaj skeme: sheshi, 101 dhe në fund bëjnë zgjedhje të reja që mund të kontestohen prapë. Ne kemi probleme edhe me zgjedhjet, edhe me demokracinë dhe i kemi vënë në dukje partnerëve me të cilët po negociojmë, por kjo përmbysje totale, jo e sistemit, por e rregullave demokratike në vend, patjetër që sjell kaos. Kjo është një agjendë jo vetëm primitive, por edhe e rrezikshme”, u shpreh Braçe.

Next Post
Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com