• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po kërkon pazar?! Meta: Shqipëria ka diell për t’u ngrohur të gjithë. Patronazhistët janë strukturë kriminale

by Java News
17/12/2022 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Shqipëria është një vend që ka mundësi për të gjithë, nëse nuk do të vidhet nga politikanët.

Komentet Meta i bëri gjatë një interviste në Neës 24, ku hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, se vjedh rreth 2 miliard e gjysmë euro në vit nga buxheti i shtetit.

Ai shtoi se patronazhistët në vetëvete janë një organizatë kriminale, ku sipas tij, pavarësisht se jo të gjithë janë kriminelë, për një arsye apo për një tjetër, ata detyrohen të bëjnë një detyrë shumë të pahijshme.

“Shqiptarët do i mbante, ato 2 miliard e gjysmë euro që vidhen çdo vit, në raport pra edhe me Serbinë, edhe me Malin e Zi, edhe me Bosnjën. Kjo do të thotë më shumë investime, më pak borxh, më shumë vende pune, etj. Në radhë të parë duhet normaliteti, duhet që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Unë shumë prej atyre që kam takuar dhe i kam pyetur, a e dini ju kush është kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës?

Askush nuk e dinte. Kjo gjë është kudo, në të gjithë Shqipërinë. Unë nuk pres as zgjedhje daneze, as drejtësi daneze, por përmes pjesëmarrjes dhe detyrimit që ka çdo qytetar që t’i shërbejë vendit, të tregojë që është i denjë për të qenë qytetar i lirë i një vendi demokratik. Opozita ka përgjegjësitë e veta për procesin.

Kur shkoi delegacioni jonë për herë të parë atje, u shokuan, pasu atje votimet bëheshin me laps. Edhe pyetën ore sib ëhet kjo punë atje, se lapsi mund të fshihet? Jo, i tha ai, si mund të ndodhë kjo punë. Një strukturë kriminale janë patronazhistët, që për hir të një vendi pune bëjnë një detyrë të pahijshme. Organizon atentate ndaj kreut të PD-së. Apo bën akte kundër medias dhe sipërmarrësve që nuk i nënshtrohen tekave të qeverisë. Situata shumë shpejt do të ndryshojë. Secili e ka mundësinë të jetë pjesë e ndryshimit. Nuk mund të presin të gjithë që fadroma t’ju shkojë në shtëpinë e tyre që ata të reagojnë. Ky është një vend që ka diell shumë dhe ka diell për të gjithë dhe nuk mund të ngrohen vetëm një pakicë.

Ne alternativën e kemi dhënë edhe në Konventën tonë të Partisë së Lirisë. Alternativa jonë është ajo e transparencës dhe që i nënshtrohet gjykimit të shqiptarëve. Është alternative që siguron që nuk do të ketë më tendera sekretë. Është alternative e prodhimit. Vitin e ardhshëm jam i përkushtuar që të jetë vit i lirisë dhe demokracisë.

Unë do kisha pasur shumë dëshirë që të kishim një finale Messi Ronaldo, do të ishte një finale shumë interesante mes këytre dy yjeve, por padyshim që Franca është Franca e Gjalave, shumë e rrëzikshme dhe jo vetëm taktike si ka qenë ajo e Platinisë dhe nesër do të kemi një ndëshje shumë të bukur.”, u shpreh Meta./m.j

Next Post
Nga Haklajt te 21 janari/ Avokati i njohur: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha! Nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar

Nga Haklajt te 21 janari/ Avokati i njohur: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha! Nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In