• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Haklajt te 21 janari/ Avokati i njohur: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha! Nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar

by Java News
17/12/2022 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri ka renditur 4 dosjet e mëdha që duhet të çojë deri në gjyq kreu i ri i SPAK, Altin Dumani.Në një intervistë për Report Tv, Beqiri përmendi ‘Gërdecin’, ‘CEZ-DIA’ ‘Inceneratorët’ dhe ’21 janarin’. Për 3 prej këtyre dosjeve, Beqiri thotë se kryekoka është ish kryeministri Sali Berisha i cili duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Paraardhësi i Altin Dumanit kishte shansin të bënte histori për veten dhe vetë SPAK. Dosjet që ai kishte në dorë bashkë me SPAK, nëse do çonte 4 prej tyre në gjyq, do mbahej mend sa të ishte jeta në këtë vend. Kryedosja ishte Gërdeci, është thuajse i hetuar. Gërdeci nuk do kokë turku. SPAK po e përdor me një kokë turku tjetër.

Tani do të bëjë një kokë turku tjetër, Fatmir Mediun por nuk shkon te kryekoka që është Sali Berisha. Duhet të dalë me burg të përjetshëm. SPAK e ka këtë dosje. Dosja CEZ-DIA, dosja e vrasjes në bulevard që thotë se do vrisja dhe kreun e opozitës. Duhet të hetojnë dhe inceneratorët”, tha Beqiri në një intervistë për gazetaren Elda Lamja.

Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani e quan si më të përshtatshmin për situatën aktuale. Por nëse deri në muajin shkurt 2023 nuk con përpara 4 dosjet, sipas Beqirit është i dështuar.

“Nëse brenda muajit të shkurt nuk i çon përpara këto dosje është i dështuar. Do konsiderohet që ecën në gjurmët e atij të parit. Ai është organi më i lartë dhe duhet të bëjë një gjë të tjera”, tha Beqiri.

Avokati përmendi edhe dosjen e Haklajve duke thënë se edhe këtu ka gisht Sali Berisha pasi krijoi organizatë kriminale për të kryer vrasje. Aso kohe, Beqiri thotë se Altin Dumani ka pasur në duar dosje për këtë çështje.

“Ka edhe dosje të tjera që janë shpuzë, organizata kriminale që krijoi Berisha në vitin 1997 kur than ë mitingun e Tropojës që Shkëlqim Haklajn e dua gjallë ose vdekur në Tropojë. Pas vrasjes së tij, banda u fut në Tropojë me egërsi të jashtëzakonshme me ndihmën e shtetit dhe strukturave të policisë të asaj kohe. Rol ka luajtur drejtoria e policisë Kukës dhe arritën të vdisnin 100 e ca djem të Tropojës. Dumani ka dijeni për këtë çështje, ka pasur dosje”, tha Beqiri.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë.

Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës./m.j

Next Post
Emri/ Zjarr pranë komisariatit të Elbasanit, i riu i vë flakën dritares së ankesave të qytetarëve. Arrestohet

Emri/ Zjarr pranë komisariatit të Elbasanit, i riu i vë flakën dritares së ankesave të qytetarëve. Arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In