• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po kërkon firmat/ Krisjet në PD, Salianji sulmon Alibeajn: Duhet të largohet, shpërdoroi besimin e grupit

by Java News
09/01/2023 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka nisur një lëvizje brenda grupit parlamentar të PD-së që synon të marrë kryesimin e tij, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn.

Në emisionin “Pa Censurë”, Salianji i tha gazetares Elona Meço se kjo ishte një përpjekje për të unifikuar grupin dhe PD para zgjedhjeve lokale, pas shpërdorimit të rëndë të funksionit nga zoti Alibeaj.

“Ka patur takime të miat dhe të funksionarëve të PD për të gjetur një zgjidhje që do të jetë unifikuese, për një mesazh publik unifikues për PD dhe për ta nxjerrë grupin dhe PD nga një ngërç artificial që mbahet për interesa thellësisht personale të pak personave.”- pohoi zoti Salianji, i cili po kërkon firmat e shumicës së deputetëve për të marrë kryesimin e grupit. “Jemi në diskutime ende, nuk ka një vendimmarrje. Nuk shprehem dot paraprakisht, por nëse do të ketë vendimmarrje të shumicës së grupit, rëndësi ka që, kush e drejton, të përfaqësojë më së miri interesat e demokratëve dhe të mos keqpërdoret për interesa personale.” – tha zoti Salianji.

Kritikat e nënkryetarit të grupit për kreun e grupit shkojnë në tre drejtime. Së pari, shpërdorim i funksionit dhe besimit të deputetevë, veçanërisht në rastin e Avokatit të Popullit, duke mos iu bindur votimit të shumicës së grupit.

“Në mënyrë abuzive, u keqpërdor posti i kryetarit të grupit parlamentar për të mos iu nënshtruar vendimarrjes së grupit. Grupi përzgjodhi me votë të fshehtë Ledio Brahon si kandidat të vetëm dhe jo për të bërë atë që është një nga turpet më të mëdha që mund të ndodhin në opozitë, ku kryetari i grupit të PS negocioi me deputetë të veçantë për të përcaktuar mazhoranca preferencat brenda PD. Kjo është e papranueshme”- theksoi zoti Salianji për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Së dyti, për Ervin Salianjin, zoti Alibeaj ka kaluar vijën e kuqe me shpalljen e kandidatëve për kryetarë bashkie.

“Është e papranueshmë që Kryetari i grupit nxjerr kandidatë për bashkinë në mënyrë personale. PD që ka vulën, aty ku një pjesë e jona kemi qenë deri në 6 mars, ka një procedurë sesi i zgjedh kandidatët, duke iu nënshtruar rregullave të votimit me 1 anëtar, 1 votë, miratohen në kryesi, mblidhet Këshilli Kombëtar për miratim. Kemi parë sesi nxirren nga xhepi kandidatë personalë, pa iu nënshtruar rregullave statutore, duke dëmtuar thellësisht interesat e opozitës.”- u shpreh Ervin Salianji, i cili ka edhe një kritikë të tretë kryesore, kur thotë se zoti Alibeaj i trajton deputetët si “ca të nënës e ca të njerkës”, kur bëhet fjalë për promovimin e tyre në Parlament.

“Zoti Alibeaj si kryetar i grupit po shpërdoron rëndë besimin e deputetëve dhe besimin e mijëra demokratëve dhe shpresën e tyre për ndryshim.”- i tha Ervin Salianji gazetares Elona Meço në emisionin “Pa censurë”. Por a do të ketë një mocion kundër kreut të grupit për shkarkimin e tij? “Duhet të ketë çdo akt që çon në heqjen e uzurpimit në mënyrë të padrejtë të funksioneve partiake dhe si kryetar grupi për të bërë mundur zgjidhjen e ngërçit në PD.”- deklaroi Ervin Salianji./m.j

Next Post
FOTO/ Ky është “Rambo” që do të “vriste” politikanët në Lezhë

FOTO/ Ky është “Rambo” që do të “vriste” politikanët në Lezhë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Ky salinaj si nji mije qenefesh me duket,pa shylle kurrizore,ase mishe e ase peshke,mashkull koti.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In