• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po jetojmë në periudhën “turbullohu- kthjellohu”!

by Alfred Peza
15/05/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Po jetojmë një periudhë interesante zhvillimesh politiko- shoqërore këtë pranverë të 2018, së cilës i shkon për diçiturë, teoria e filizofit më të shquar kinez, Konfucit: “Turbullohu- kthjellohu”! Një teori e cila përshkruan me dy fjalë atë që ndodh në mënyrë ciklike në çdo vend, rajon apo edhe në gjithë botën, në momente ndryshimesh të mëdha shoqerore.

Ndryshime të cilat bëjnë që të lihet pas një epokë historike, një rend shoqëror, një cikël zhvillimesh, një sistem, një status quo, një kulturë, etapë, mentalitet… Duke i hapur pas kësaj rrugën, një etape të re ndryshimesh. Një zhvillimi të ri. Një cikli tjetër. Duke ndihmuar në këtë mënyrë, në ndryshimin evolutiv apo me anë të hopit me shpërthim, të jetës së një individi, një grupi të caktuar shoqëror, një kombi, popujve apo të vetë njerëzimit.

Përmasat e ciklit të turbullimit që pasohet më pas me atë të kthjellimit, janë në përpjestim të drejtë me sasinë dhe cilësinë e ndryshimit që ndodh.

Kështu ndoshta duhet ta lexojmë për ta kuptuar më mirë, edhe turbillimin që ka provokuar reforma e re e drejtësisë shqiptare, e cila ka nisur të përfshijë në vorbullën e vet jo vetëm 800 gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të vjetër. Por edhe elitën politike të vendit, elitën ekonomike, elitën mediatike dhe elitën e krimit e botës së nëndheshme shqiptare në përgjithësi.

Sepse ndryshimet që sjell një reformë e thellë strukturore si kjo, shkaktojnë tërmete në një sistem të kalçifikuar 27 vjeçar marrëdhëniesh. Duke e shkatërruar nga themelet, jo vetëm godinën e vjetër të institucioneve të saj, por edhe burimet njerëzore që e kanë mbajtur në këmbë, duke e sjellë në gjendjen e sotme.

Në vend të saj, kanë nisur të dalin në sipërfaqe, themelet e “godinës” së sistemit të ri të drejtësisë, brenda së cilës pritet të punojnë nesër pas përfundimit të procesit të vettingut, një grup i përzgjedhur juristësh imunë ndaj viruseve të vjetra dhe njerëz të rinj me kulturë e mentalitet tjetër juridik, të çliruar nga detyrimet dhe mëkatet e së shkuarës.

Shkatërrimi i njërës prej tri pushteteve mbi të cilët ngrihet dhe qëndron në këmbë ky shtet, është krejt e natyrshme që të prishi ekuilibrat e dy pushteteve të tjera kushtetuese, por edhe pushteteve reale si ato të medias, parasë, krimit. Duke i dhënë dërrmën, edhe kulturës së pandëshkueshmërisë, të përhapur aq gjerësisht përgjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri.

Kjo fazë tranzitive e efekteve të turbullimit, do të kalojë duke ecur paralelisht mbi dy shina zhvillimesh kohore: Mbi atë të ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri të drejtësisë dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Deri atëherë, do të kalojnë edhe disa javë e ndoshta muaj. Kohë gjatë së cilës, do të dëgjojmë gjithnjë e më shumë akuza e kundërakuza për politikanë, ministra, drejtues e ish drejtues të institucioneve më të rëndësishme në vend. Do të dëgjojmë gjithnjë e më shumë lajme me arrestime, përgjime, kërcënime, të vërteta, të rreme, gjysëm të vërteta a gjysëm të rreme.

E si në çdo turbullirë, brenda saj do të bien, do të shtyhen, do të hidhen, kridhen e do të zhyten shumë e shumë emra të fajshëm e të pafajshëm, mëkatarësh me pamje engjëjsh e engjej që fshehin djaj. Derisa do të jetë vetë sistemi i ri i drejtësisë, ai që do ta mari plotësisht situatën në dorë dhe do të dijë të ndajë njëherë e përgjithmonë, të mirën nga e keqja në këtë vend. Të vërtetën nga kallpja. Duke ndihmuar në këtë mënyrë, që e gjithë kjo turbullirë, të kthjellohet një ditë e më parë.

Vetëm pas kësaj, do të kuptojmë se një periudhë e errët u la pas dhe në vend të saj, ka nisur një fazë e re. Një periudhë tjetër, ku dy pushtetet kushtetuese dhe satelitët e tyre, do të kuptojnë se ky vend ka më në fund një pushtet të ri drejtësie që është garante e sistemit. E pa ndikuar nga intereferencat e pushteteve të tjera. Por që bazohet vetëm tek e drejta e ligjit, e drejta natyrore dhe e drejta e Zotit.

E atëherë do të kujtohemi ndoshta përsëri, për të lexuar edhe njëherë më qartë, diçiturën e kësaj situate që po kalojmë tani. Të cilën 2600 vjet më parë, një mësues i mençur në Kinën e largët, e kishte quajtur: Turbullohu- kthjellohu!

a.ç

Next Post
Rama kërkon votën e Francës për negociatat, takon sot Presidentin Macron

Rama kërkon votën e Francës për negociatat, takon sot Presidentin Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

June 9, 2026
Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

June 9, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave për kandidatët, krerët e partive më të votuarit nga mbështetësit

Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave për kandidatët, krerët e partive më të votuarit nga mbështetësit

June 9, 2026
Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

Makina gjendet në Bovillë, por jo i kërkuari! Policia në ndjekje të 39-vjeçarit që vrau të riun në Paskuqan

June 9, 2026
Sulme të dyshuara seksuale, kryeprokurori dhe armiki i Netanyahu-t pezullohet nga detyra

Sulme të dyshuara seksuale, kryeprokurori dhe armiki i Netanyahu-t pezullohet nga detyra

June 9, 2026
Nga arratia, Arben Ahmetaj padit në Strasburg vendimin e GJKKO-së

Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

June 9, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush favorizohet në karrierë dhe financa? Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

June 9, 2026
Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

Abramovich, njeriu mes Putinit dhe Zelenskyt? Roli misterioz i oligarkut në prapaskenat e luftës

June 9, 2026
Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

Një i vdekur dhe 5 të plagosur, zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Vlorë

June 9, 2026
Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In