• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Po ikin, u boshatis vendi! Loja e ulët e hileqarëve politikë me shifrat

by S M
24/08/2020 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Janë boshatisur fshatrat, po marrin arratinë, s’ka mbetur këmbë njeriu në asnjë cep të Shqipërisë! Kjo është një ndër tezat më të preferuara sot, të të gjithë atyre shqiptarëve që nuk janë të kënaqur me punët në vendin e tyre. Shprehin pakënaqësi dhe pesimizëm mëse të kuptueshëm për vendin ku jetojnë, për demokracinë e dobët dhe të korruptuar shqiptare, që endet prej 30 vjetësh në ujra të pasigurta dhe pa një perspektivë të qartë dhe solide.

Stresi i atyre që këtë gjendje të pashpresë e vuajnë çdo ditë, është më se i respektueshëm dhe me ta është krejt i panevojshëm një debat serioz shifrash, për të parë se sa, si dhe pse po ikin sot shqiptarët nga vendlindja e tyre. Ndjenjat e frustrimit dhe peripecitë e një jete të vështirë nuk pranojnë statistika, ato pranojnë vetëm mirëkuptim dhe heshtje!

Ndryshon puna kur debati spostohet tek një grup tjetër njerëzish. Tek ata persona që këtë ndjesi kolektive pesimizmi dhe dëshpërimi e fryjnë, e manipulojnë, e deformojnë, e gjuajnë si top futbolli nga një podium në tjetrin, duke e shumëfishuar sipas spektrit hipokrit të interesave të tyre të ditës.

Hileqarë të të gjitha ngjyrave e flamujve, tregëtarë lotësh dhe spekulantë shifrash, shpesh drejtpërdrejt përgjegjës për hemoragjinë e ikjes për shkak të detyrave e posteve që kanë mbajtur, skuthë me kostum e kravatë që kanë qenë deputetë, ministra e kryeministra, e që bëjnë të habiturin sot, sikur s’kanë qenë në këtë vend (madje në majë të tij), kur kanë ikur peshkarexhat, kur janë derdhur lumenjtë e njerëzve të mbetur pa shtëpi nga piramidat, e më vonë kur qindra mijë shqiptarë vijuan të ikin në heshtje për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe të ardhmes së fëmijëve. Kjo histori e gjatë ikjesh është fatkeqësisht një ndër “markat” që na dallon si komb, duke na kthyer në vend që eksportin kryesor ka krahun e lirë të punës.

Një studim i fundit i Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore ndihmon të hidhet dritë mbi perspektivën e fenomenit të emigracionit në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Është dhe Shqipëria aty, si një ndër vendet me përqindje të konsiderushme pakësimi popullsie, për shkak të ikjeve drejt Perëndimit. Por jo me përqindjen më të lartë ndër vendet e tjera të rajonit. Nuk “shquhemi” as në këtë aspekt, si zakonisht.

Studimi thotë se deri në vitin 2050, Shqipëria do të jetë pakësuar me 18% të popullsisë së saj, për shkak të emigracionit ekonomik. Një shifër e lartë dhe shqetësuese për shkak se tregon se trendi i largimit nga vendi do të jetë afatgjatë, duke na privuar nga një numër i madh shtetasish që mund të ishin baza e ringritjes ekonomike dhe e Shqipërisë së nesërme të integruar në BE.

Në një aspekt kontesktual, duke e parë fenomenin shqiptar të përfshirë në hartën euro-lindore, duket se ka mjaft të tjerë që duhet të jenë më të shqetësuar se ne. Hungarezët, fjala vjen, të cilët sipas raportit do të humbasin 20% të popullsisë për shkak të emigracionit. Më tej akoma, rumunët e bullgarët do të pakësohen me respektivisht 30 dhe 39 përqind të popullsisë, kroatët me 22%, boshnjakët me 29% dhe serbët me 24%. Më pak se ne do të emigraojnë kosovarët, maqedonët dhe malazezët.

Siç shihet “kujen” e emigracionit po e venë të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës. Madje hemoragjia e ikjes prek më shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian, sesa të tjerat. E kuptueshme deri diku, edhe për shkak të lehtësisë së zhvendosjes që kanë shtetasit e këtyre vendeve, brenda hapësirës së përbashkët evropiane.

Nuk ka asnjë vend për të kënduar fitore në këtë histori. As për ne, as për të tjerët rrotull nesh. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që ikin, kanë me vete histori njerëzore të dhimbshme, të cilat janë akt-akuza për klasën tonë politike dhe qeverinë e radhës.

Por ka edhe një shpjegim më global të fenomenit, i cili e sheh botën e sotme si të dominuar nga një pandemi e përbotshme migrimi. Dallgët e të ikurve nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme s’kanë asgjë të përbashkët me dinamikat e brendshme shqiptare apo kroate, bullgare e rumune, por janë shumë herë më të fuqishme sesa flukset tona migratore. Është e kuptueshme që dikujt s’i pëlqen të krahasohemi me këto pjesë të botës, por nuk duhet të harrojmë se shtysa për një jetë më të mirë vlen, sipas kontekstit konkret, për të gjithë popujt e botës. Është ajo që studiuesi e politologu i famshëm francez Zhak Atali e quan kultura e nomadizmit. Një raport i ri i njeriut me vendlindjen dhe botën, por edhe me dëshirën për të jetuar aty ku ka më shumë shanse, punë dhe të ardhura. Një fenomen bashkudhëtar, sipas Attali, i globalizmit dhe i erës së re të komunikimit e teknologjisë.

Ta vendosësh fatin e shqiptarëve në një kontekst të drejtë në raport me fenomenin e emigracionit, është akti më normal, që ndihmon të ndahet gjithçka është racionale dhe e vërtetë, nga rrenat e manipulimet, në kaosin e zhurmave që shoqërojnë sot largimet nga Shqipëria. Është njëherësh një mesazh i fortë realizmi ndaj momentit që jetojmë, ku vajtojcat profesioniste të politikës po mundohen t’i thonë orë e çast në vesh shqiptarit të thjeshtë “Ik, ky vend nuk bëhet”! Të shohim më parë ç’po ndodh tek komshiu e të kuptojmë atë që na rrethon, para se të marrim shaminë për t’i thënë gjithë botës se jemi më keq se të tjerët.

 

 

Next Post
Hapja e shkollave/ Epidemiologia: Udhëzimi, i njëjtë për të gjitha shkollat, kemi ndjekur rekomandimet e OBSH

Hapja e shkollave/ Epidemiologia: Udhëzimi, i njëjtë për të gjitha shkollat, kemi ndjekur rekomandimet e OBSH

Comments 1

  1. Lumturi Xhani says:
    5 years ago

    Jini shume i sakte ne interpretimet tuaja,argumentues dhe mjaft i kuptueshem per ata qe deshirojne te degjojne. Sa efekt do te bente ne komunitet nje ze realist e optimist nga te gjitha mediat tona. Kritika me argument,larg mllefit,sharjes e nxirjes se realitetit.

    Reply

Leave a Reply to Lumturi Xhani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

January 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

January 25, 2026
Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

January 25, 2026
Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In