Në studion e Report Tv, avokati Idajet Beqiri bëri një deklaratë të fortë. Beqiri i bën thirrje autoriteteve të drejtësisë të bëjnë kujdes pasi Berisha po tenton të largohet drejt Francës për të marrë azil politik
“Ka indicie të forta se ai është futur në negociata për të marrë azil politik në Francë. Duhet ta ruajnë mirë se është në prag të ikjes. Duhet bërë kujdes i jashtëzakonshëm.
Do të vejë në France atje ku bëri gjyqin gjoja me Blinken. Atje ka përplasur kokën me avokatë. Atje do të shkojë që të vdesi”
Ish kryeministri Berisha ndodhet në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalohet udhëtimi jashtë”/m.j