• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po i tregon botës, se kush vendos”/ DW: Si po i fiton pikët Trump, me shumë shkathtësi ai…

by Java News
16/09/2020 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika e jashtme nuk luan kurrë ndonjë rol të madh në fushatën elektorale në SHBA. Por marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit e ndihmon presidentin në fushatë, mendon Ines Pohl.

Një sondazh në rrugë do të tregonte shumë shpejt, se shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin. Po ashtu as për Omanin dhe Katarin. Shkaqet e konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit janë po aq pak të njohura sa edhe arsyet, që flasin kundër transferimit në Jeruzalem të ambasadës amerikane në Izrael. Fakti që kampionatet amerikane të bejsbollit quhen “World Series”, flet shumë për perceptimin amerikan për veten në botën e madhe.

Ka akoma shumë njerëz, që nuk e vënë re se me sa shkathtësi presidenti aktual di t‘i shfrytëzojë për vete momentet e caktuara. Më pak se 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes midis Izraelit dhe EBA si dhe Bahreinit i shkon atij përshtat më së miri. Profesionisti i medias di si të rrethohet në mënyrë bindëse me simbolet e pushtetit. Ai e di, se çfarë përshtypjeje bën te mbështetësit e vërtetë dhe votuesit e mundshëm, nëse në këto orë të vështira e prezanton veten si një politikan, që është në gjendje të verë gjërat në lëvizje.

Palestinezët të lënë pas dore

Këtu nuk ka rëndësi fakti, që palestinezët janë lënë pas dore në mënyrë të vrazhdë dhe se zgjidhja e vërtetë paqësore është edhe më larg me këtë marrëveshje me motive kryesisht ekonomike. Askujt nuk i intereson që blloku arab, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë unanimisht prapa palestinezëve, ka pushuar së ekzistuari prej kohësh. Dhe në këtë rajon të botës bëhet fjalë gjithnjë e më shumë për interesa sesa për solidaritet vëllazëror.

Shumica e amerikanëve janë aq të pasigurt, sa nuk kanë qenë prej kohësh. Nga virusi vdekjeprurës dhe nga problemet masive ekonomike. A ekziston vërtet rreziku i një lufte civile në periferitë e banuara kryesisht nga të bardhët, siç sugjerojnë pamjet e shumë protestave? Dhe pastaj zjarret kolosale, që po djegin pjesë të tëra të bregdetit perëndimor në një përmasë të panjohur më parë.

Ines Pohl Kommentarbild App (DW/P. Böll)
Ines PohlNë këtë situatë nevoja nga frika për të pasur një dorë të fortë, shumë amerikaneve dhe amerikanëve nuk u jep më shans për ta analizuar situatën me sy kritik. Në vend që të analizojnë se çfarë lidhje kanë të gjitha këto katastrofa me një president, i cili gjithsesi qeveris pothuajse një mandat të tërë, shumë dëshirojnë një njeri veprues dhe që vë sukseset e veta mbi gjithçka. Një njeri që i tregon botës, se kush vendos. Dhe kjo i jep Amerikës në botë vendin, që meriton.

Ta bëjë Biden që të duket vërtet i moshuar

Një ceremoni e tillë me shumë burra të fortë dhe shumë madhështi është pikërisht ajo që i duhet. Në ditë si këto Trump dëshiron t’u tregojë edhe skeptikëve më të mëdhenj, se sa forcë dhe vullnet për pushtet ka akoma. Dhe sa të lehtë e ka, që ta bëjë konkurrentin e tij Joe Biden të duket me të vërtetë plak.

Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve, aq më të vështirë e ke ta kuptosh, se përse demokratët kanë zgjedhur sërish një kandidat, për të cilin në fund mund të thuhej përsëri: Donald Trump nuk fitoi aspak. Por kundërshtari i tij humbi. DW

Next Post
‘Lënda plasëse ishte vendosur sipër…’/ Detaje nga atentati: Preng Gjini ka jetuar i fshehur pas vdekjes së vëllait, ndodhet jashtë rrezikut për jetë

'Lënda plasëse ishte vendosur sipër...'/ Detaje nga atentati: Preng Gjini ka jetuar i fshehur pas vdekjes së vëllait, ndodhet jashtë rrezikut për jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In