• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po i bëtë dot shqiptarët të votojnë!

by Ben Andoni
18/06/2020 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej ditësh, Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore po mundohet t’i japë formë njërit prej aspekteve më të dhimbshme të demokracisë shqiptare. Por, edhe pse ky ekstra komision arriti marrëveshje për ndryshimet në Reformën Zgjedhore, duke hapur udhë për normalizimin e jetës politike dhe rifutjes në sistem të Opozitës jashtë parlamentare, pak orë më vonë, ai është përballur me kërkesat e opozitës që është në parlament, që kërkon veç të tjerave Lista të Hapura. Sesa vlen përfundimi i reformës për kushtet e BE-së për integrimin e vendit, kjo ka fare pak rëndësi. Për të gjitha palët. Opozitarët, që në fakt nuk e kanë gërvishtur aq shumë Pozitën në Parlament, janë kthyer në një pengesë, që duket se në ditët e ardhshme shumë shpejt do të zgjidhet. Një sërë vëzhguesish kanë kuptuar se një pjesë e tyre kanë filluar flirtin me dy kryetarët e mëdhenj për Listat e të ardhmes. Që do të thotë zgjatjen e jetës së tyre politike. Një pjeë besojnë se Listat e tyre të Hapura janë një kazuz i drejtë. Paçka se i ashtuquajturi ligji “spanjoll” (listat e hapura do mund të kalojnë fillimisht viston nga kryetarët), do jetë sërish nën hyqmin e liderave! E në të gjitha skenarët përdoret si zakonisht e drejta dhe ndershmëria. Por, aman, flitet shumë pak për shprehjen e popullit, shqiptarët e thjeshtë dhe mendimin e tyre?! A do mundej referendumi, që paraqet demokracinë direkte të vendosë? Për këtë nuk është shprehur askush, por në fakt pakkujt i bën përshtypje nga politikanët, madje edhe nga vetë opozita “rebele” e cila ka filluar nga xhiblat dhe manovrimet që jo pak herë fshihen pas dinjitetit.

Shqiptari nuk e ndjen veten më të përfaqësuar në të ashtuquajturën demokraci indirekte të sotme, që ia ka deleguar të drejtën kësaj klase politike prej disa zgjedhjeve. Numrat e konfirmojnë begenisjen e tij. Pjesëmarrja në votimet e vitit 2017 në rang vendi mezi shkoi 44%, më e ulët se katër vite më parë që ishte rreth 53%! Më hapur se kaq populli nuk flet më, pasi ai flet dhe me heshtjen e tij. Këto parti politike nuk përfaqësojnë, ky sistem është i papërshtatshëm dhe nëse vazhdon ky trend ka të ngjarë që megjithëse Maxhoranca socialiste është tejet e konsumuar, ky trend i mosvotimit (mos-pjesëmarrjes) të vazhdojë po kaq.

E nuk mbaron këtu: Një pjesë e madhe e individëve nuk do të identifikohet më as me partitë, veç atyre që kanë ambicie politikën dhe përfitimin e shkurtër, atij që sot me mënyrat demokratike, apo edhe me hullinë e reformës në Drejtësi (një ditë do të marrë udhë), nuk do të jetë më si më parë.

E vetmja udhë, që mund ta kthente disi vëmendjen ndaj votuesit ishte që palët të dakordësoheshin e të lehtësonin dhe të mundësonin në të ardhmen referendumin, por edhe të ishin më të hapura për kërkesat ku populli është dhe e ndjen veten faktor direkt. Ndryshe, do luten që shqiptarët të votojnë sepse ne nuk mund të mbajmë mbi shpatulla për të gjithë jetën hileqarë të tillë, që luajnë me një pushtet të deleguar që nuk e justifikojnë dot. Koha e provon, ashtu si ajo edhe të ndëshkon nëse nuk mëson siç duhet. Dhe, populli shqiptar i ka vuajtur bajagi dështimet dhe papjekuritë në vitet e ekzistencës së shtetit të vet modern. (Javanews)

Next Post
Fondacioni Vodafone prezanton edhe në Shqipëri DreamLab, aplikacioni në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

Fondacioni Vodafone prezanton edhe në Shqipëri DreamLab, aplikacioni në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In