• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po i bëni këto për të shmangur shkarkimin? Meta: Po kthehemi si Koreja e Veriut, ta shohë gjithë bota çfarë mendon populli

by Java News
27/02/2020 12:30
META DEPOZITON PADI KUNDER GJONAJ - Presidenti, Ilir Meta, duke bere simbolin e shqiponjes para se te hyje ne Prokurorine e Posacme, SPAK, ku depozitoi kallezimin penal per Ministren e Drejtesise, Etilda Gjonaj dhe funksionare te tjere te larte te perfshire ne veprimtari te rendë kriminale, ne funksion te grushtit te shtetit, sipas tij./r/n/r/nMETA FILES LAWSUIT AGAINST GJONAJ - President, Ilir Meta, makes the eagle symbol before entering at the Special Prosecutor's Office, SPAK, where he filed criminal charges against Justice Minister Etilda Gjonaj and other high-ranking officials involved in criminal activity, in view of the coup, according to him.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta, këmbëngul se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet, përfshi Gjykatën Kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga gjykatësit kushtetues, ndaj ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.

Kur u pyet nga drejtuesi i “Good Morning Europe”, nëse bëhet fjalë për një përplasje politike midis presidentit dhe kryeministrit, i cili ka kërkuar ta shkarkojë për shkak se ka dalë përtej rolit të tij unifikues, Meta tha se nuk është aspak rasti dhe se e vetmja arsye që po i bën këto thirrje është për të mos lejuar që Shqipëria të rikthehet edhe një herë në regjimin njëpartiak të 30 viteve më parë.

Për sa i përket ndikimit që do të ketë kjo përplasje me vendimin e BE-së në lidhje me negociatat, në një intervistë me studiot qendrore të grupit Euronews në Francë, Meta tha se ajo që ka për t’i lënë negociatat thjesht ëndërr për shqiptarët është pikërisht sjellja e kësaj qeverie dhe përpjekjet për të kapur të gjitha institucionet, duke manipuluar opinionin publik, ndaj qytetarët duhet ta marrin situatën në dorë më 2 mars.

Faleminderit që u lidhët me ne në “Goodmorning Europe”. Mund të cilësoj që jeni presidenti i vendit, një rol që ka si synim të ruajë stabilitetin e të kërkojë bashkim kombëtar. Si e justifikoni thirrjen për rrëzimin e qeverisë?

Ju falënderoj për vëmendjen ndaj vendit tim. Dhe për zhvillimet e fundit që janë thelbësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Duhet të them që sot po jetojmë nën një regjim njëpartiak. Rrezikojmë të kthehemi si 30 vite më parë, kur ishim Koreja e Veriut e Europës.

Po jua shpjegoj tani. Kjo është harta kushtetuese e Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet në Kushtetutën tonë, që duhet të garantojnë pavarësinë dhe barazinë e pushteteve. Ky është pushteti ekzekutivi. Ka një parti, atë në pushtet. Dhe një parti në zgjedhjet e paligjshme dhe antikushtetuese të kryera në të gjithë vendin.

Duhet të them që kjo parti, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosjet që vazhdojnë të flenë në Prokurori prej tri vitesh, kanë manipuluar vullnetin e popullit duke mashtruar me zgjedhjet. E gjithë Europa ka vite që kërkon të bëhen hetime, por s’ka ndodhur asgjë.

Këtu është parlamenti. Është parlament një-partiak, me 122 deputetë, nga 140 në total. Sepse të gjithë deputetët e opozitës, nga zgjedhjet e fundit, i lanë parlamentin për shkak të sjelljes autokratike të shumicës…

E kuptojmë çfarë doni të thoni. Me gjithë respektin… Zoti President. E kuptojmë ku çfarë doni të thoni për përbërjen politike.

Të gjitha këto institucione i përkasin një partie, si dhe kanë nën kontroll edhe gjyqësorin, nëpërmjet ligjeve anti-kushtetuese që i japin policisë rolin e prokurorit dhe të gjykatësit.

E kuptoj qëllimin tuaj për përbërjen politike të vendit. Por ajo që duam të themi, është që ju si president duhej të ishit asnjanës. Vjet kërkuat që të anuloheshin zgjedhjet. Ky është një rast klasik i daljes përtej kompetencave. Duhej të ishit përmbi partitë politike.

Sigurisht. Por si mund të jem përmbi partitë kur shteti në Shqipëri është kapur plotësisht nga shumica.

Kur kontrollojnë çdo gjë dhe siç është treguar muajt e ditët e fundit, duan të kapin edhe fuqitë kushtetuese të presidentit për të emëruar gjykatësit kushtetues, duke u bazuar në manipulimine, me falsifikim dokumentesh, nëpërmjet një mënyre shumë kriminale.

Por Kushtetuta u votua në vitin 2016, dhe u vu në zbatim në vitin 2018. A nuk po i bëni këto vetëm për të shmangur shkarkimin?

Jo, është thjesht presion politik. Ka qenë e qartë, edhe OSCE-ODIHR ka konfirmuar në raportet e tyre se se zgjedhjet njëpartiake nuk ishin të ligjshme.

Dhe siç thoshte, dekreti i presidentit për zgjedhje të reja vendore, gjithëpërfshirëse, në mënyrë të ligjshme, nuk ishte publikuar në fletoren zyrtare, për shkak të një urdhri të dhënë nga ministria e drejtësisë dhe qeverisë.

Nuk është një betejë midis presidentit dhe qeverisë. Është përpjekja e fundit, me ligjin e fundit, kundër kushtetutës, për të kontrolluar gjykatën kushtetuese, institucionin më të rëndësishëm që do të garantojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Ky është problemi. Prandaj i drejtohem popullit, sepse sovraniteti në republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.

Nga jashtë duket si luftë personale midis jush dhe kryeministrit, Edi Rama.

Jo, nuk është luftë politike. Po luftoj për rendin ligjor në Shqipëri, për të mbrojtur demokracinë nga regjimi një-partiak që ka zaptuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese.

A nuk meritojnë shqiptarët më shumë se përplasjet politike? Është vend shumë i varfër, në krahasim me standardet europiane. Vjet patët një tërmet. A nuk ka përparësi populli se të shohë këtë spektakël?

Sigurisht që situata është kritike, sepse Shqipëria i ka shkelur standardet europiane, ka shkelur çdo ditë kriteret e Kopenhagenit, dhe tani është beteja e fundit për demokracinë dhe për të rikthyer rendin kushtetues në vend.

Si mendoni se duhet të zgjidhet kjo përplasje?

Unë i kam shteruar të gjitha mënyrat institucionale. U përpoqa t’i shmang përplasjet institucionale. Por kanë qenë të vendosur që të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është diçka e prapranueshme. Kam muaj që i paralajmëroj se kjo është vija e kuqe për presidentin, sepse përgjegjësia e parë dhe e fundit e presidentit është të mbrojë Kushtetutën.

Vetëm Kushtetuta garanton bashkim kombëtar.

Po në lidhje me thirrjen për protestë?

Dua që tani të dëgjohet zëri i qytetarëve, dhe ta shohë e gjithë bota se çfarë mendon populli shqiptar për këtë situatë. Jam i sigurt që do të japin një mesazh të qartë. Që nuk duan të kthehen në një regjim njëpartiak, siç kemi jetuar për 50 vite.

Shqipëria do që t’i bashkohet BE-së, sigurisht. Duan që të fillojë procesi i pranimit. A nuk e bën kjo procesin të bëjë hapa pas?

Mik i dashur, ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese, në bazë të Kushtetutës dhe integritetit, është një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman dhe partnerëve europianë. Shqipëria ka shumë probleme me rendin ligjor, por nëse vazhdojmë me këtë drejtim, hapja e negociatave do të mbetet ëndërr për vite me radhë.

Presidenti Ilir Meta, drejtpërsëdrejti nga Tirana. Faleminderit që u lidhët me ne në këtë program të Euronews, “Good Morning Europe”

Ju falënderoj unë juve e shihemi më 2 mars.

g.kosovari

Next Post
Të dënuar për drogë dhe prostitucion, OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë Arben Frrokut dhe dy “të fortëve” nga Shijaku

Të dënuar për drogë dhe prostitucion, OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë Arben Frrokut dhe dy "të fortëve" nga Shijaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com