• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po hyjmë në stinën e vështirë të përmbytjeve”, Peleshi: Tre ditët e ardhshme presim…

by A R
05/12/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat ka treguar se vendi do të preket nga reshje me intensitet mesatar në 3 ditët e ardhshme.

Ai thotë se jemi në stinë përmbytjesh, mirëpo sipas ministrit, të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të reaguar në kohë dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.

“Dy – tre ditët e ardhshme presim intensitet mesatar në pjesën veriore dhe jugperëndimore të vendit. Në veri është kaskada e Drinit e cila kur reshjet vazhdojnë gjatë edhe kur ujërat arrijnë vlerën maksimale të liqeneve ato kërcënojnë dhe rrezikojnë përmbytje të mëdha. Në jugperëndim kemi lumin e Vjosës , është një lumë i egër në raste të reshjeve të mëdha rrezikon të dalë nga shtrati. Sot kemi nivele me rezerve në kaskadën e Drinit , në liqenin e Fierzës është pothuajse 25 metra nën nivelin e pikut, ka rezerva për disa ditë reshje, se çfarë do ndodhë më vonë ne do të jemi në komunikim. Këto 2 – 3 ditë nuk do të kemi përmbytje të shtuara për shkak të shkarkimeve të detyruara siç ndodh në disa raste.

Hyjmë në stinë të vështirë të përmbytjeve, hyjmë me rezervë. Reshje do të ketë edhe në pjesën jugperëndimore në lumin e Vjosës, në pjesën e Greqisë ku reshjet janë të mëdha për disa ditë rresht, ato rezultojnë me rritje të nivelit te Ura e Mifolit, mund të kemi dalje në rast se do të jetë intensitet i lartë. Të gjitha strukturat janë në drejtim të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë të gatshme, kështu duhet të jenë është prefekturat, u bëj thirrje për gatishmëri të gjithëve. Nuk presim në këtë furi reshjesh, përmbytje të mëdha, në zonën veriore kemi zona depresive siç është zona e Obotit e cila me apo pa shkarkim liqenesh është zona e parë që rrezikon përmbytjen vetëm për shkak të reshjeve e jo për shkak të shkarkimeve. Ka reshje bore por ARRSH, është në gatishmëri, nuk kemi probleme në asnjë aks rrugor në kuptimin e gatishmërisë”, tha Peleshi.

/a.r

Next Post
Militanti i Berishës në SHBA: Yuri Kim dil nga selia e PS! Paguhesh nga taksat e mia dhe…

Militanti i Berishës në SHBA: Yuri Kim dil nga selia e PS! Paguhesh nga taksat e mia dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

February 2, 2026
Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

February 2, 2026
“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In