Është vënë në prangat e policisë 35-vjeçari që qëlloi për vdekje me sëpatë babain e tij.
Krimi i rëndë në familje tronditi fshatin Shalës të Memaliajt paraditen e sotme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 35-vjeçarit, Arjan Shahaj dhe babait të tij, Iljaz Shahaj.
Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Nga informacionet e para 35-vjeçari është arrestuar 3 orë pas krimit. Ai është ndaluar nga policia në Levan të Tepelenës teksa ishte duke hipur në një furgon për t’u larguar. Ai ka bërë rezistencë por është neutralizuar nga forcat e policisë.
Autoritete janë njoftuar nga fqinjët dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’u vënë më pas në ndjekje të autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.
Viktima dyshohet se ka qenë i dënuar me 8 vite burg për vrasje, dënim të cilin e ka shlyer.
Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes tyre, por raportohet se 35-vjeçari është me probleme mendore. Ai ka tentuar të vrasë nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri disa muaj më parë.
Por ngjarjet janë mbajtur të fshehura nga familja.
g.kosovari











