• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Po hetonte krimin e organizuar/ Vritet në muajin e mjaltit Prokurori i njohur, gruaja e tij ishte shtatëzanë

by Java News
11/05/2022 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prokuror i profilit të lartë nga Paraguaji, që kishte luftuar kundër krimit të organizuar në vendin e tij, u vra gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi.

Marcelo Pecci ishte në plazh në ishullin idilik turistik të Baru kur u vra nga dy persona të armatosur.

Disa orë përpara se të vritej, gruaja e tij kishte lajmëruar në Instagram se ajo ishte shtatzënë. Presidenti i Paraguajit, Mario Abdo Benitez tha se ky krim ishte një vrasje frikacakësh.

Gruaja e tij, gazetarja Claudia Aguilera tha se atyre iu afruan dy persona në plazhin privat përpara se të vrisnin të shoqin. Ajo tha se ai nuk kishte marrë ndonjë kërcënim.

“Dy burra sulmuan Marcelon. Erdhën me një varkë të vogël, ndoshta një jetski, nuk i pashë mirë,” tha ajo.

Një nga personat doli përpara dhe pa thënë asnjë fjalë, qëlloi dy herë. “Një plumb e mori në fytyrë, tjetrin në shpinë,” tha Aguilera.  Hoteli Decameron, ku po qëndronte çifti, tha në një deklaratë se ‘vrasësit arritën në plazh ku sulmuan dhe vranë një nga klientët tanë’.

Prokurori paraguajuan Augusto Salas, një koleg i zotit Pecci, tha se sulmi dukej tipik nga mafia e drogës. “Kjo është ajo që mendoj unë derisa të provohet e kundërta”, tha ai.

Kreu i policisë kolumbiane dhe hetuesit nga Paraguaji kanë udhëtuar drejt skenës së krimit. Zyrtarët nga SHBA thanë se do ndihmojnë hetimin.

Peçi ishte i specializuar në krimin e organizuar, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorit. Në vitin 2020 ai punoi me një çështje kundër futbollistit brazilian, Ronaldinho, që u arrestua teksa tentoi të futej në Paraguaj me një pasaportë false paraguaiane./ GSH.al

FOTOT: Prokurori i Anti-mafias ekzekutohet në plazh, ku ndodhej për

Next Post
“E bëre qeverisjen siç deshe vetë”/ Kryemadhi- Ramës: Mbyll gojën e lëre SPAK-un të shprehet!

Kryemadhi-Ramës: Sot qeveria e tëra në funksion të kërcënimeve ndaj SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com