• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po hetohet nga SPAK/ Rekurs për ish gjyqtarin Admir Thanza, prokuroria kundër gjykatës për shpalljen i pafajshëm

by Java News
28/03/2023 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit që shpalli të pafajshëm ish-gjyqtarin e lartë, Admir Thanza për akuzën e fshehjes së një dënimi për vjedhje në Itali. Prokuroria e apelit ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar të lihet në fuqi dënimi i shkallës së parë për ish gjyqtarin që e shpalli atë fajtor.

Prokuroria nuk bie dakord me vendimin e Gjykatës së Apelit që në shtator të vitit të kaluar shpalli të pafajshëm ish gjyqtarin e lartë Admir Thanza, për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit. Për këtë arsye prokuroria e Apelit ka depozituar rekurs në gjykatën e lartë duke kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që e shpalli atë fajtor dhe e dënoi ish gjyqtarin Thanza me 18 muaj shërbim prove.

Thanza akuzohet se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Sipas hetimeve për subjektin e shkarkuar nga vetingu, dënimi ishte dhënë në vitin 1999, por gjyqtari nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale dhe sipas tij ai nuk ka qenë i detyruar ta deklaronte në formularin e vetdeklarimit.

Gjatë vetingut Thanza deklaroi se kishte marrë përsipër një vjedhje në market të kunatës së tij e cila duhet të kujdesej për nipin e sëmurë. Ish-gjyqtari po hetohet edhe nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh./m.j

Next Post
Pse e mbajti të fshehur simpatinë? Publikohet fotoja, Olta Gixhari në krah të Sali Berishës

Pse e mbajti të fshehur simpatinë? Publikohet fotoja, Olta Gixhari në krah të Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com