• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po hap fatin tim, thuaj”, fallxhorja i sugjeron qytetares ndezje qiriri tek Varri i Bamit

by A R
05/01/2022 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fallxhore në Elbasan i sheh fatin një vajze, e cila duhet ta gjejë zgjidhjen duke ndezur qiri te Varri i Bamit kur fillon të dalë hëna. Ndërsa një çift që nuk lind dot fëmijë i është drejtuar nënë Qamiles në Rrogozhinë, dhe kjo e fundit e këshillon të fusin një send nën jastëk.

Fallxhorja Elbasan

Fallxhorja – Ti vetë ke të veçantë ndonjë shok? Që të hedhim, çfarë mendon për ty. Puna jote dhe e ardhmja jote!

Fallxhorja – Nuk ke rënë keq, mirë ke rënë. E kuqe!

Qytetarja – Mos e kam pirë shumë? Shife njëherë të lutem!

Fallxhorja – Ti je me dy çuna, jo me një. Ke dy, njëri është pak si pijedashës dhe i del gota mbrapa kokës. Kurse ky tjetri më duket se do fillojë të flasë pak më shumë për dashurinë. E keqja e ktyre është që kërkojnë ti të ikësh me këto, të flesh me këto, pastaj të vendosin. Zemra ime ti po e lëshove veten të ikësh direkt me këto, mbaroi. I erdhi fundi. Atë kanë meshkujt, nepsin. Ti do ta sorollasësh pak si gjatë, po mirë, mirë, thuaji po aty është ajo. Mirë, mirë, mirë edhe vazhdo jetën ti!

Fallxhorja – Diskutohen llafe, thotë (filxhani), ka vendime. Goca nuk paragjykon njerëz, as se ka shkollë, as se nuk ka shkollë, po mjafton të jetë njeriu i mirë,- thotë. Edhe këtë kërkon kjo,- thotë nga meshkujt, por këtë nuk ka për ta gjetur kurrë.

Fallxhorja – Kurse kjo dyshja, që ti flet, mua më duken arush pa push të dy. Me ia dhënë këtij, ose me shku ti me një hotel…

Qytetarja – Mbaroi.

Fallxhorja – Hë?

Qytetarja – Mbaroi.

Fallxhorja – Në moment do plasi një sherr edhe gjoja bëjnë të vështirën.

Fallxhorja – Goca nuk është thotë, që është e virgjër. Goca ka shkuar, thotë, me person, këshu që këtë gjë mos ta mohojë,- thotë,- dhe nuk është nevoja ta mësosh ti, thotë, sepse kështu i ka ndodhur, thotë (filxhani). Këto kërkojnë gjysëm kurvë gruan në krevat. Ti je drejtë e drejtë, thotë edhe…

Fallxhorja – Atje në Tiranë, ka qenë një Varr Bami.

Qytetarja – Ku?

Fallxhorja – Varri i Bamit!

Qytetarja – Hë, hë..

Fallxhorja – E gjen ti, e gjen! Dhe ke ai Varri i Bamit, ti do shkosh, do ndezësh qiri, kur fillon edhe del Hëna, jo kur fillon edhe humb Hëna! Më kupton nënën?

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – 3 herë do ndezësh qiri, pastaj do rrish pushim, sa të humbi Hëna! Dhe kur të fillojë Hëna tjetër do blesh një dryn pa llogari dhe do e marrësh këtë drynin, mbasi ta gjesh këtë Varrin e Bamit dhe do ta hapësh atje brenda! Po hap fatin tim, thuj!

Fallxhorja – Unë nuk e di, po ty nuk të kap dot 100%.

Nënë Qamilja, Rrogozhinë.

Qytetarja -Na kanë treguar që nënë Qamilja është shumë e zonja.

Fallxhorja – Hajt për të mira! U lumshin këmbët, që erdhët!

Qytetarja – Për të mira e gëzime edhe ti!

Fallxhorja – Gëzim paç! Mirë se erdhët! Ça e ke këtë kti?

Qytetarja – Burri!

Fallxhorja – Ta kesh me jetë! Ke fëmijë?

Qytetarja – Jo!

Qytetari – Jemi pak të mërzitur, në fakt.

Fallxhorja – Mos u mërzit!

Qytetari – Me këto kohë, që kanë ardhur, vetëm strese.

Fallxhorja – Do të kap nona me dorë këtu ty, se do të fërkoj!

Fallxhorja – (Duke parë filxhanin) Dhe ti ke rënë as në qiell, as në tokë. Kur të marrësh vesh këto, që ti do ikësh, këto një femër do pëlcasi këshu do ia bëjë “pooh”, si kokra e rrushit, që plas.

Fallxhorja – Merresh ditë-ditë je mirë, ja ku e ke, ditë ditë ti je mirë, ditë ditë je më shumë.., koha jote kalon me lot në sy.

Fallxhorja – Burri yt. Si e ka emrin ky?

Qytetarja – Andi!

Fallxhorja – Si rob kot është.

Qytetari – Po s’po ndris gjë, pa mirë! Fëmijë s’kam. Ma shikon dot për fëmijë? Kur mund të bëhem me fëmijë me këtë? Bën, a s’bën fëmijë kjo?

Fallxhorja – Po s’u bë me fëmijë kjo, do ish…,ti e di shtëpinë time, së shpejti ka për t’u bërë. Ti thua, që nuk bën fëmijë kjo. Unë them, që po.

Qytetari – Bën fëmijë?

Fallxhorja – Po!

Qytetari – Ça t’i bëjmë nai gjë, mos të na iki, se po bëri fëmijë, s’du të iki unë, kjo.

Fallxhorja – Do të jap unë diçka, do t’ia futësh..,ia fut dot në jastik?

Qytetari – Ku të dua unë, moj! Do kontrolloj jastikun kjo?!

Fallxhorja – Nuk kontrollon?

Qytetari – Po jo, pra!

Fallxhorja – Ok!

Next Post
Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona

Institucioni i fundit që “folkbolshevizmi” do të sulmojë në 8 janar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In