• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po grekët çfarë kanë bërë me minoritetet…?” Klosi shpërthen ndaj presidentit helen

by A R
17/10/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos. Të dielën, Presidenti grek foli mbi ligjin për minoritetet që miratoi Parlamenti shqiptar, duke e quajtur antikushtetues. Po ashtu ai kërcënoi Shqipërinë me procesin e integrimit.

Por Fatos Klosi, u shpreh se Greqia mund ta pengojë procesin e integrimit. Mirëpo ish-kreu i SHISH është kundra këtyre deklaratave, teksa i quajti ato të padenja. Madje, Klosi, deklaroi për gazetën që Himara nuk është minoritet grek, dhe nuk nguroi të ironizonte me Athinën duke u shprehur që Athina kërkon “qiqra në hell”.

“Që Greqia mund ta bëj, e bën. Natyrisht se e ka këtë të drejtë, siç ka bërë me Maqedoninë gjerë tani. Por nuk është ky problemi. Problemi është se kjo është sjellje e padenjë kështu do ta quaja unë, nga ana e Presidentit grek dhe gjithë institucioneve greke që hyjnë në detaje të tilla.

E para, më duket fare e paarsyeshme që ata Himarën e quajnë minoritet grek. Që këtu është, për mua problemi i parë.

Dhe e dyta pastaj që kërkojnë, ato që populli i quan qiqra në hell, ndërkohë që vetë ata i kanë hequr nga gjithë ligjshmëria greke minoritetet në Greqi. Domethënë kanë deklaruar dhe deklarojnë që nuk ka minoritete në Greqi gjë që s’është e vërtetë. Në këtë pikëpamje grekët sillen si ai që thotë: “Bëni si them unë e mos bëni si bëj unë”, u shpreh Kosi.

Ndërkaq Klosi mbështeti deklaratën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati si dhe nënvizoi se nëse ka probleme mes dy vendeve zgjidhja më e mirë ngelen bisedimet.

“Kështu që mua më pëlqeu deklarata e ministrit të Jashtëm, Bushati që i dha një përgjigje të shpejtë duke thënë që nuk është kjo mënyra se si mund të sillen dy fqinjë dashamirës me njëri-tjetrin. Nuk bëhen këto muhabete me deklarata, me pikëpamjet tona dhe problemet por të përpiqemi t’i zgjidhim në rrugë diplomatike.

Domethënë nëpërmjet bisedimeve. Edhe kjo është mënyra sesi e ka bërë Presidenti grek deklaratën e tij, ka zgjedhur një ditë pushimi. Domethënë është gati e paarsyeshme, nuk më duket serioze. Më shumë është një deklaratë për konsum të brendshëm në Greqi, sesa një deklaratë që përpiqet të zgjedh problemet të dy vendeve nëqoftëse ka. Se mua më duket që s’ka problem. Ky është opinioni im”, tha Klosi për gazetën.

Aprovimi i ligjit të minoriteteve nga Parlamenti shqiptar, ndonëse u mbështet nga BE-ja si dhe nga disa vende të Ballkanit nuk ka marrë mbështetjen e fqinjëve grek. Athina zyrtare për të dishtën herë gjatë këtyre dy muajve të fundit ka tentuar që të ndërhy në politikën e brendshme shqiptare me pretekstin se po preken të drejtat e minoritetit grek. Madje Athina zyrtare ka arritur deri në pikat më ekstreme pasi ka lëshuar kërcënime të hapura kundrejt Tiranës duke e kërcënuar me procesin e integrimit.

Ndonëse më përpara këto kërcënime kanë ardhur nga zëdhënës të qeverisë greke apo deputetë të partive ekstremiste kësaj here ai që ka lëshuar kërcënime ka qenë dhe vetë Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos si dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Aleksandros Gjenimatas. Sipas Presidentit grek Shqipëria po pengon procesin e anëtarësimit dhe një gjë të tillë po e bën me vetëdije. “Shqipëria për fat të keq po dëmton procesin e anëtarësimit dhe kjo është përgjegjësia e saj”, u shpreh presidenti grek para dy ditësh.

Next Post
Pasaporta shqiptare kosovarëve, analisti amerikan: Nëse Shqipëria i jep, humb BE-në

Pasaporta shqiptare kosovarëve, analisti amerikan: Nëse Shqipëria i jep, humb BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e dytë: Poloni-Shqipëri, barazohen shifrat. Lewandowski ndëshkon kuqezinjtë

Pjesa e dytë: Poloni-Shqipëri, barazohen shifrat. Lewandowski ndëshkon kuqezinjtë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In