• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po, Gjykata Kushtetuese mund ta detyrojë Parlamentin sesi të votojë

by Ervis Iljazaj
12/12/2024 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës rithekson edhe njëherë kulturën politike dhe institucionale të mangët të politikës shqiptare. Madje edhe më shumë se kaq, na ekspozoi si një shtet qesharak për disa arsye.

E para, sepse Shqipëria edhe pse 26 vite pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës dhe me një praktikë tashmë të konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, vazhdon ende të marrë mendime nga Komisioni i Venecias. Dhe kjo gjë ndodh jo sepse në Shqipëri partitë politike, parlamenti apo gjykatat nuk kanë juristë të mirë, por sepse mosbesimi te palët është i thellë. Dhe mendimi i Komisionit të Venecias shërben për t’i dhënë besueshmëri në opinionin publik vendimeve për çështje të caktuara.

E dyta, sepse Parlamenti i Shqipërisë i kërkoi Komisionit të Venecias një mendim nëse do të duhet të zbatohej një vendim gjykatë apo jo, aq me tepër kur bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend, në asnjë formë qeverisjeje apo regjim politik nuk vihet në diskutim vendimi i gjykatave. Por ja që në Shqipëri kjo gjë ndodh, dhe këtë e bën Parlamenti i Shqipërisë. Gjykata Kushtetutese e Shqipërisë ka dy vendime me anë të të cilave detyron parlamentin që çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese ku të gjykohet pajtueshmëria me parimet kushtetuese. E pikërisht për këtë gjë parlamenti pyeti Venecian; nëse Gjykata Kushtetuese mundet të detyrojë parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar apo jo?

E treta, ashtu siç ndodh gjithmonë, opinionet e Komisionit të Venecias u komentuan nga palët ashtu sikurse ato dëshiruan. Të dyja palët pretenduan se Venecia u dha të drejtë. Mazhoranca nxitoi për të mbajtur qëndrimin e saj, dhe me sa duket, çështja e mandatit të Olta Xhaçkës mund të konsiderohet një çështje e mbyllur, e cila nuk do të shkojë për gjykim.

Për sa i përket opinionit të Venecias, asnjëherë më parë ai nuk ka qenë kaq i qartë dhe pa ekuivok. Nëse herë të tjera Komisioni i Venecias ka dhënë interpretime të diskutueshme, edhe për të ruajtur një lloj ekuilbiri politik, kësaj here, nuk ishte i tillë. Në thelb Komisioni i Venecias për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës theksoi tri gjëra.
E para, vendimet e Gjykatës Kushtetutese janë të detyrueshme për të gjitha autoritetet dhe pushtetet, edhe për parlamentin.
E dyta, vendimet e Gjykatës Kushtetutese thjesht zbatohen dhe nuk varen nga vullneti i shumicës.
E treta, deputetët kanë diskrecionin në votën e tyre dhe nuk mund t’u përcaktohet se si të votojnë vetëm për çështjet që ato kanë kompetencë. Dhe gjykimi i papajtueshëmrisë së mandatit apo jo nuk është komptencë e tij por atë e gjykon Gjykata Kushtetutese.

Me pak fjlalë, Komisioni i Venecias kësaj here i dha të drejtë pretendimeve të opozitës shqiptare. Nuk është nevoja që të jesh kostitucionalist për ta kuptuar se çfarë tha Venecia kësaj here. Përtej preferencave politike, kur bëhet fjalë për parimet kushtetuese apo funksionimit të shtetit së drejtës, të gjithë duhet të kenë integritetin profesional për të thënë të vërtetën ashtu sikurse qëndron. Të dëgjosh juristë në profesion që për hir të partisë politike ku bëjnë pjesë të interpretojnë një vendim të qartë si kristali, sipas interesave politike, është absurde. Jo vetëm juristë, por dhe media të cilat e intepretuan opinionin e Venecias sipas linjës së tyre editoriale.

Ajo që tha Vencia për çështjen e mandatit Xhaçka, është një parim tashmë shekullor. Pushteti i mazhorancës në një demokraci kushtetuese është një pushtet i kufizuar dhe jo i pakufizuar. Ky është një parim që është në themel të shtetit të së drejtës dhe demokracive kushtetuese të formuara pas Luftës së Dytë Botërore. Hapësira ku ushtrohet pushteti politik i mazhorancës është një hapësirë e kufizuar nga parimet kushtetuese, për të shmangur atë që quhet tirania e mazhorancës Dhe gardiani i kufizimit të pushtetit të mazhoramcës, që ajo të eci në hapësirën që e lejon Kushtetuta, është pikërisht Gjykata Kushtetuese.

Ka një tension të përhershëm midis pushtetit që vjen nga vota popullore dhe gjykatave që kufizojnë këtë pushtet. Ky është një tension që ka shkuar në favor të gjykatave dhe gjithmonë e më shumë është theksuar roli i gjykatave, sidomos i asaj kushtetutese si garant i evitimit të tiranisë së mazhorancës. Prandaj nuk është aspak për t’u habitur që Venecia thekson faktitn që Gjykata Kushtettuese mund të detyrojë parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar. Madje në këtë drejtim ka dhe precedentë. Gjykata Kushtetuese për shembull ka detyruar parlamentin shqiptar të heqë herësin nga sistemi zgjedhor. Dhe në kodin e ri elektoral të aprovuar nga PS dhe PD, herësi nuk ekziston më si pasojë e zbatimit të vendimit të gjykatës

Megjithatë, raportet midis institucioneve, midis pushteteve të ndryshme, nuk mund të rregullohen vetëm nga normat kushtetuese nëse mungon kultura politike. Këto raporte kanë nevojë për përgjegjësi politike, institucionale dhe kulturë të lartë shtetërore. Nëse këto elementë mungojnë, parimet dhe nenet kushtetuese nuk vlejnë asgjë. Nëse kjo kulturë mungon, vendi padyshim që shkon në ngërçe kushtetuese ashtu sikurse ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Për kulturën e dobët politike, institucionale, dhe shtetërore shqiptare nuk na ndihmon dot as Kushtetuta dhe as Komisioni i Venecias.

Next Post
Ndalohet autori i vendosjes së tritolit në Vlorë. Publikohen pamjet kur shkon me biçikletë te lokali

Ndalohet autori i vendosjes së tritolit në Vlorë. Publikohen pamjet kur shkon me biçikletë te lokali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

December 7, 2025
Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

December 7, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In