• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Po gëzonin e kërcenin deri në momentin e aksidentit’/ I mbijetuari nga Tropoja flet nga spitali në Kroaci: Theva xhamat që të nxirrja sa më shumë të gjallë

by Java News
26/07/2021 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Çdo gjë po shkonte shumë bukur, disa nga personat që humbën jetën po kërcenin e po dëfrenin nga gëzimi i madh, deri në momentin fatal të aksidentit’. Kështu e përshkruan Ilirjan Hoti, një nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci, rrugëtimin me autobus nga Gjermania deri në momentin e aksidentit tragjik, ku ai me pikëllim kujton ndodhinë e rëndë.

Ilirjan Hoti, nga Tropoja thotë për Report Tv, se ai ishte ulur në vendin e parë dhe se në momentin kur ka ndodhi aksidenti, ka qenë duke fjetur dhe se ka përfunduar jashtë autobusit, por nuk e di se në çfarë mënyrë. Në ato momente, rrëfen më tej ai, ka thyer xhamat e autobusit dhe është përpjekur që të shpëtojë sa më shumë jetë.

Hoti tha se 9 nga viktimat kanë qenë në katin e parë të autobusit, ndërkohë që vetëm një grua ka humbur jetën në katin e dyte. Sipas tij të gjithë pasagjerët kanë ndërruar jetë në vend në momentin e aksidentit.

‘Jam i mërzitur i shqetësuar për ato që humbën jetën jemi të plagosur 40 e ca persona, unë nuk jam aq keq e kam kaluar rrezikun. Kam marrë disa plagë të lehta të kalueshme. Udhëtimi nga Franfurtit ka qenë i mirë, deri në aksidenti tragjik ato që kanë të vdekur kanë bërë edhe disa video duke kënduar e kërcyer një gëzim shumë i madh. Kemi ardhur shumë mirë deri në atë moment fatal për jetën e atyre e personave dhe për të plagosurit.

Në momentet e fundit që jam gjendur jashtë autobusit kam qenë në vend të parë i shtrirë dhe kam qenë duke fjetur dhe kam dal jashtë nuk e di se në çfarë mënyrë sapo kam dalë jashtë kam thyer xhamat e sipërme që të dalin udhëtarët që ishin në katin e dytë. Kam thyer xhamin e parë, që të shpëtoja sa më shumë njerëz. Të gjithë kanë qenë në katin e parë dhe vetëm një grua ka qenë në katin e dytë. Ato që kemi nxjerrë nga bus nuk ka vdekur asnjë njeri, ndërkohë të vdekurit kanë ndërruar jetë në vend sepse ishin zënë poshtë. ‘-tha Hoti.

Më tej ai thotë se linja me të cilën udhëtonte ishte shumë korrekte, dhe se të dy shoferët ishin shumë të mirë.

“Unë i kam njohur të dy shoferët dhe ishte kënaqësi të udhëtoja me ta. Kanë qenë ndër shoferët më të mirë. Ka qenë e gjitha momentale.’- tha ai.

Hoti tha se momentalisht janë dy pacientë në gjendje të rëndë.

‘Momentalisht janë dy pacientë që janë në gjendje më të rëndë, por lutem që të shërohen edhe ato. Unë pres vendimin e mjekëve, se kur do të dal nga spitali.’- tha Hoti. /m.j

 

Next Post
U rindërtua pas tërmetit/ Rama: Shkolla “Bedrie Bebeziqi” në Durrës fiton çmimin ndërkombëtar të arkitekturës

U rindërtua pas tërmetit/ Rama: Shkolla “Bedrie Bebeziqi” në Durrës fiton çmimin ndërkombëtar të arkitekturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In