• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po gatuhet një grabitje…

by Ylli Manjani
11/10/2025 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani 

Me gjykatën aktuale kushtetuese kam qenë e jam kritik. Pa asnjë dyshim kemi patur trupa gjyqsore shumë më të mira që kanë marrë vendime kurajoze në të shkuarën. 

Gjykata e sotme kushtetuese është vite dritë larg edhe nga gjykata e Kosovës, se nuk po e krahasoj me gjykatat në perëndim. 

Por interpretimi që po tentohet të bëhet me mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja është mendim kriminal në fazën e përgatitjes i një grupi të strukturuar, që synon ta grabisë. 

Nëse kjo gjykatë kushtetuese do bëhet pjesë e këtij grupi të strukturuar, që këtë radhë duhet ta them me plot gojën se nuk është qeveria në të, atëherë mandati që mban zonja Bejtja do të quhet i grabitur. 

Sa për të sjellë pak informacion ligjor: 

  1. Sonila Bejtja është emëruar në detyrë si pasuese e të dekretuarit Besnik Muçi. Ky i fundit u dekretua për mandat të plotë 9 vjeçar shërbimi, që do të thotë deri në 2028. 
  2. Për shkak se zotiMuçiu detyrua të largohet nga detyra, vendin e atij e mori zonja Bejtja. Pra mandati i saj shkon nga aty ku e la zoti Muçi, deri në 2028. 
  3. Dekreti i emërimit, si për zotinMuçiashtu edhe për zonjën Bejtja saktëson se është “i plotë”. Pra 9 vjeçar. 
  4. Sipas Kushtetutës së shkruar, e zeza mbi të bardhë, mandatet që rifreskohen janë ata që mbajtën zoti Kalo dhe sot zonjaZaçe. Aksidentalisht është krijuar edhe njëvakancë tjetër që krijoi dorëheqja një anëtarje tjetër aty. 
  5. Të gjithë të tjerët e kanë mandatin e plotë dhe periudha tjetër e radhës për rinovim të përbërjes është viti 2028.

Këto janë fakte që dalin nga aktet zyrtare dhe Kushtetuta e shkruar. 

Tani, Presidenti i Republikës, i cili ka hyrë kot në këtë debat, i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të injorojë këto fakte dhe, të interpretojë një gjë që po e kërkojnë në Kushtetutë e spo e gjejnë. Thonë madje se e kanë harruar ta shkruajnë, ndaj duhet ta shkruajë gjykata.  

Pra i kërkojnë gjykatës Kushtetuese të shkruajë një kushtetutë tjerër!!! 

Nuk po ju lodh kokën me interpretime të tjera, por kaq besoj mjafton për të kuptuar se çfarë gatimi po servir mendimi kriminal për grabitjen e një mandati legjitim. 

Tani, Gjykata Kushtetuese nga e cila nuk presim më të na mbrojë ne, të paktën të mbrojë veten nga ky sulm antikushtetutë grabitës. Ta bëjë këtë duke u nisur nga një prezumim i thjeshtë: sot mandati i Sonilës nesër do jetë mandati jot. 

Kaq, se moralizmat e kolegut për kolegun mesa duket kanë marrë fund aty… 

 

Next Post
‘Saga’ e zgjedhjeve të 11 majit, KQZ vulos sot ndarjen e mandateve për 4 qarqe

Të pavarur, por ende pa firma mbështetëse nga zgjedhësit! Celibashi: Asnjë kandidat opozitar s’ka tërhequr formularët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In